TÜRKİYE
1 minuta leximi
Shefi turk i Shtabit të Përgjithshëm takohet me homologun azerbajxhanas e ministrin e mbrojtjes
Sipas një deklarate të Ministrisë së Mbrojtjes së Azerbajxhanit, Hasanov theksoi se marrëdhëniet ndërmjet Türkiyes dhe Azerbajxhanit janë ndërtuar mbi histori të thellë, vlera të përbashkëta dhe besim të ndërsjellë.
Shefi turk i Shtabit të Përgjithshëm  takohet me homologun azerbajxhanas e ministrin e mbrojtjes
Shefi turk i Shtabit të Përgjithshëm takohet me homologun azerbajxhanas e ministrin e mbrojtjes / AA
15 Shtator 2025

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Türkiyes, Selçuk Bayraktaroğlu, të hënën vizitoi Azerbajxhanin dhe u takua me homologun e tij azerbajxhanas, Kerim Veliyev, si dhe me ministrin e Mbrojtjes, Zakir Hasanov.

Sipas një deklarate të Ministrisë së Mbrojtjes së Azerbajxhanit, Hasanov theksoi se marrëdhëniet ndërmjet Türkiyes dhe Azerbajxhanit janë ndërtuar mbi histori të thellë, vlera të përbashkëta dhe besim të ndërsjellë.

Ai vuri në dukje se bashkëpunimi mes dy vendeve është forcuar falë lidhjeve miqësore ndërmjet liderëve të tyre.

Hasanov shprehu gjithashtu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Türkiyes ndaj Azerbajxhanit dhe theksoi se data 15 shtator ka rëndësi historike për vendin e tij, pasi shënon çlirimin e Bakusë.

Nga ana e tij, Bayraktaroğlu theksoi se vizita të tilla luajnë një rol të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve të bazuara në besim dhe miqësi.

Diskutimet e tij me shefin e shtabit të përgjithshëm të Azerbajxhanit përfshinë reformat e fundit në forcat e armatosura të Azerbajxhanit dhe mënyrat për ta thelluar më tej bashkëpunimin ushtarak mes dy vendeve.

Të dyja palët shkëmbyen gjithashtu mendime mbi bashkëpunimin ushtarak, teknik dhe arsimor, si dhe mbi sigurinë rajonale dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë