TÜRKİYE
1 minuta leximi
Erdoğan niset për Samitin e Jashtëzakonshëm të OBI–Ligës Arabe në Katar
Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan u nis për në Katar për të marrë pjesë në Samitin e Jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam dhe Ligës Arabe
Erdoğan niset për Samitin e Jashtëzakonshëm të OBI–Ligës Arabe në Katar
Erdoğan niset për në Samitin e Jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam-Ligës Arabe në / AA
15 Shtator 2025

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan u nis për në Katar për të marrë pjesë në Samitin e Jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam dhe Ligës Arabe.

Presidenti Erdoğan u nis drejt Katarit me avionin e tij nga aeroporti Atatürk i Istanbulit.

Erdoğan u përcoll në aeroport nga zëvendëspresidenti Cevdet Yılmaz, guvernatori i Istanbulit Davut Gül, kryetari i Partisë AK për Stambollin, Abdullah Özdemir dhe personalitete të tjera.

Presidenti Erdoğan shoqërohet nga bashkëshortja e tij Emine Erdoğan, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MİT), İbrahim Kalın, kryekëshiulltari i Presidentit për Politikë të Jashtme dhe Siguri Akif Çağatay Kılıç, drejtori i Komunikimit Presidencial Burhanettin Duran dhe zëvendëskryetari i Partisë AK dhe shefi i Politikave Shëndetësore, Prof. Dr. Halit Yerebakan.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë