TÜRKİYE
3 minuta leximi
Shfaqjet ajrore prezantohen në “TEKNOFEST Istanbul”
Fluturimet demonstruese me paramotorë, Hürkuş dhe SOLOTÜRK i ofruan publikut momente argëtuese gjatë shfaqjeve ajrore të cilat ishin ndër ngjarjet më të ndjekura në TEKNOFEST.
Shfaqjet ajrore prezantohen në “TEKNOFEST Istanbul”
Shfaqjet ajrore prezantohen në “TEKNOFEST Istanbul” / AA
6 orë më parë

Si pjesë e ceremonisë së hapjes në "TEKNOFEST Istanbul" u zhvilluan fluturime demonstruese me paramotorë, Hürkuş dhe SOLOTÜRK.

"TEKNOFEST Istanbul", i cili organizohet nën kujdesin e Ministrisë së Industrisë dhe të Teknologjisë si dhe Fondacionit Turk të Ekipit të Teknologjisë, fillon sot edicionin e Istanbulit.

Fluturimet demonstruese me paramotorë, Hürkuş dhe SOLOTÜRK u ofruan ndjekësve momente argëtuese gjatë shfaqjeve ajrore të cilat ishin ndër ngjarjet më të ndjekura në TEKNOFEST.

Festivali, në të cilin Agjencia Anadolu (AA) është partner global i komunikimit, do të përfshijë një gamë të gjerë ngjarjesh, nga garat deri te shfaqjet ajrore, në aeroportin "Atatürk" të Istanbul.

"TEKNOFEST Istanbul" spikat me kategoritë e tij të konkursit që mbështesin zhvillimin teknologjik në fusha kritike. Ekipet që kalojnë fazën e parapërzgjedhjes në garat, të cilat do të mbahen në 58 kategori kryesore dhe 137 nënkategori, do të përfitojnë nga mbi 85 milionë TL (Lira Turke) në mbështetje financiare. Ndërsa ekipet fituese do të marrin mbi 65 milionë TL (Lira Turke) në çmime totale.

Më shumë se 565 mijë ekipe dhe 1,1 milion konkurrentë që kërkojnë t’i realizojnë ëndrrat e tyre aplikuan në garat teknologjike të organizuara si pjesë e "TEKNOFEST Istanbul".

Gamë e gjerë aktivitetesh, nga shfaqje ajrore e deri te koncertet

TEKNOFEST-i, i cili ka pritur gati 11 milionë vizitorë deri më sot, do të ofrojë aktivitete për pesë ditë në Stamboll për vizitorë të të gjitha moshave, nga fëmijët e vegjël tek të rriturit e rinj, familjet te entuziastët e teknologjisë.

Festivali do të përfshijë gamë të gjerë përvojash, përfshirë shfaqje ajrore, koncerte, shfaqje skenike, ekspozita, punëtori edukative, zona përvojash simulimi, një planetarium, shfaqje shkencore, Tunelin e Kohës TEKNOFEST një ekspozitë të mjeteve kombëtare detare, tokësore dhe ajrore, ngjarje panairi dhe aktivitete speciale të fluturimit të parë për nxënësit e studentët.

Në kuadër të festivalit më 19 shtator në orën 19:00 në skenën e festivalit do të performojë për fansat e tij edhe artisti dhe muzikanti turk i rokut Kıraç.

"Ekipet akrobatike me avionë SOLOTÜRK dhe "Turkish Stars" do të përformojnë në qiell

"TEKNOFEST Istanbul" do të përfshijë shfaqje ajrore nga industritë e hapësirës ajrore dhe të mbrojtjes. Festivali do të përfshijë performanca nga ekipet akrobatike me avionë SOLOTÜRK dhe "Turkish Stars" si nga dhe avionët luftarakë F-16.

Në festival do të paraqiten helikopterët ATAK, Hürkuş, ANKA, Bayraktar TB2, Bayraktar TB3 dhe Bayraktar AKINCI.

Hyrja në "TEKNOFEST Istanbul" është falas ndërsa vizitorët duhet të regjistrohen në internet për të hyrë dhe për të dalë nga zona e eventit. Vizitorët do të jenë në gjendje të hyjnë dhe të dalin nga zona e eventit midis orës 9:00 të mëngjesit dhe 19:00 të mbrëmjes.

Përdorimi i transportit publik për të arritur në zonën e festivalit do të sigurojë qasje të shpejtë dhe të lehtë për vizitorët.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë