| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Maqedonci me Helezin: Bashkëpunimi rajonal, komponent kyç për garantimin e sigurisë mes vendesh
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës deklaroi se gjatë takimit me homologun boshnjak janë dakorduar t’i eksplorojnë mundësitë për bashkëpunim ndërmjet dy ministrive dhe ushtrive përkatëse.
Maqedonci me Helezin: Bashkëpunimi rajonal, komponent kyç për garantimin e sigurisë mes vendesh
Maqedonci me Helezin: Bashkëpunimi rajonal, komponent kyç për garantimin e sigurisë mes vendesh / FB / Ejup Maqedonci
11 orë më parë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, gjatë qëndrimit të tij në Sarajevë, ka zhvilluar një takim dypalësh me homologun e Bosnjës e Hercegovinës, Zukan Helez.

“Me ministrin Helez u dakorduam t’i eksplorojmë mundësitë për bashkëpunim ndërmjet dy ministrive dhe ushtrive tona”, ka bërë të ditur Maqedonci në Facebook, duke theksuar se bashkëpunimi rajonal përbën një komponent thelbësor për garantimin e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm.

Detaje lidhur me takimin dypalësh dha edhe ministri Helez, ku informoi se të dyja palët kanë shkëmbyer qëndrime mbi çështjet aktuale të sigurisë rajonale.

Ministri kosovar qëndroi në Sarajevë, për të marrë pjesë në punimet e sesionit plenar të Ministerialit ShBA–Karta e Adriatikut (A5), nga ku theksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për forcimin e qëndrueshmërisë kombëtare dhe të bashkëpunimit rajonal.

“Republika e Kosovës është e gatshme të punojë me çdo partner që zgjedh rrugën e paqes, përgjegjësisë dhe respektit të ndërsjellë”, tha ai.

Ndërkaq, Bosnjë e Hercegovina ende nuk e ka njohur shtetësinë e Kosovës për për shkak të vetos të etnitetit Republika Serbe.

BURIMI:TRT Balkan AL