| Albanian
BIZNES & TEKNOLOGJI
2 minuta leximi
Blue Origin prezanton rrjetin global të internetit satelitor që do të konkurrojë me Starlink
Kompania e zotëruar nga Jeff Bezos planifikon të lëshojë më shumë se 5.400 satelitë duke filluar nga viti 2027.
Blue Origin prezanton rrjetin global të internetit satelitor që do të konkurrojë me Starlink
Blue Origin prezanton rrjetin global të internetit satelitor që do të konkurrojë me Starlink / Reuters
22 Janar 2026

Blue Origin, kompania ajrore e zotëruar nga themeluesi i Amazonit dhe miliarderi amerikan Jeff Bezos, njoftoi të mërkurën se po ndërton një rrjet global satelitor interneti që mund të rivalizojë Starlinkun, i cili është në pronësi të SpaceX dhe Elon Muskut.

Në një deklaratë, Blue Origin tha se planifikon të lëshojë 5.408 satelitë në orbita të ulëta dhe të mesme të Tokës për të krijuar një rrjet të quajtur “TeraWave”.

“Kjo rrjet do të shërbejë dhjetëra mijëra përdorues në biznese, qendra të të dhënave dhe institucione qeveritare që kërkojnë lidhje të besueshme për operacione kritike”, tha kompania.

Blue Origin njoftoi se satelitët e lidhur ndërmjet tyre kanë për qëllim të ofrojnë mbulim global të internetit dhe të transmetojnë të dhëna me shpejtësi më të shpejtë se shërbimet konkurente.

Sipas deklaratës, rrjeti “TeraWave” do të ofrojë shpejtësi shkarkimi dhe ngarkimi deri në 6 terabit për sekondë, me lansimet e satelitëve që pritet të fillojnë në tremujorin e fundit të vitit 2027.

“TeraWave ofron lidhje pikë-pikë dhe akses në internet të nivelit të biznesit. Ai mundëson përdoruesve të zgjedhin kalimin e të dhënave dhe praninë fizike në përgjigje të ndryshimeve në nevojat e tyre,” shtoi kompania.

Ndryshe nga Starlinku, i cili kryesisht ofron shërbime interneti dhe telefoni për konsumatorët individualë, rrjeti “TeraWave” i Blue Origin është projektuar për t'i shërbyer qendrave të të dhënave, bizneseve dhe përdoruesve qeveritarë.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë