| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Kosovë, policia konfiskon uniforma me simbole të Serbisë dhe maska ushtarake në Leposaviq
Policia gjatë patrullimit në rrugë ka hasur në disa gëzhoja të fishekëve të armës së gjuetisë, më pas gjatë kontrollit në tri shtëpi të pabanuara ka gjetur provat materiale.
Kosovë, policia konfiskon uniforma me simbole të Serbisë dhe maska ushtarake në Leposaviq
Kosovë, policia konfiskon uniforma me simbole të Serbisë dhe maska ushtarake në Leposaviq / AA
22 Janar 2026

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka konfiskuar fishekë, çanta e maskë ushtarake, uniformë me simbole të Serbisë, 140 kapsula për fishekë dhe gëzhoja të fishekëve në Komunën e Leposaviqit.

Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se pjesëtarët policorë fillimisht gjatë patrullimit në rrugë kanë hasur në disa gëzhoja të fishekëve të armës së gjuetisë, më pas, gjatë kontrollit në tri shtëpi të pabanuara ka gjetur provat materiale.

"Policia gjatë patrullimit në rrugë ka hasur në disa gëzhoja fishekësh të armës së gjuetisë. Gjatë kontrollit në tri shtëpi pa banorë, si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: 80 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një rrethatore, dy gëzhoja, disa çanta ushtarake, një uniformë me simbole të Serbisë, një maskë ushtarake, dy baza me barot për mbushje, një qese me sfera metalike, dy gota barut për mbushje fishekësh, 140 kapsula për fishekë, tri vegla pune dhe disa gëzhoja  fishekësh", thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se lidhur me këtë rast janë hapur hetimet.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë