| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Kremlini: Strategjia e re e sigurisë kombëtare të ShBA-së në përputhje me vizionin e Rusisë
“Rregullimet që po shohim, do të thoja, janë kryesisht në përputhje me vizionin tonë”, tha Dmityr Peskov, zëdhënës i Kremlinit, në një intervistë për gazetarin rus Pavel Zarubin.
Kremlini: Strategjia e re e sigurisë kombëtare të ShBA-së në përputhje me vizionin e Rusisë
Kremlini: Strategjia e re e sigurisë kombëtare të ShBA-së në përputhje me vizionin e Rusisë / TRT Balkan
9 orë më parë

Kremlini ka deklaruar se dokumenti i strategjisë së sigurisë kombëtare të administratës amerikane është “kryesisht në përputhje” me vizionin e Rusisë. 

“Rregullimet që po shohim, do të thoja, janë kryesisht në përputhje me vizionin tonë”, tha Dmityr Peskov, zëdhënës i Kremlinit, në një intervistë për gazetarin rus Pavel Zarubin.

Peskov shprehu shpresën e Moskës se kjo mund të jetë një “garanci modeste” se ata do të jenë në gjendje të vazhdojnë punën e përbashkët kontruktive për gjetjen e një zgjidhje në Ukrainë.

Ai argumentoi se pozita politike e brendshme e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, është i fortë, gjë që i mundëson atij të përshtasë strategjinë e sigurisë kombëtare të vendit sipas vizionit të tij.

Peskov gjithashtu tha se Rusia mbështet gjuhën e përdorur dokument, e cila sipas tij përmban deklarata “kundër konfrontimit dhe në favor të dialogut dhe ndërtimit të marrëdhënieve të mira”.

“E dimë se ndonjëherë gjithçka është shkruar bukur dhe konceptualisht e qëndrueshme, por ajo që ata e quajnë ‘shtet i thellë’ vepron krejt ndryshe, edhe kjo ndodh. Prandaj, sigurisht, duhet të jemi shumë të kujdesshëm se si zbatohet ky koncept”, shtoi ai.



BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë