Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi të shtunën në Istanbul një takim me presidentin e Greqisë, Konstantinos Tasoulas.
Takimi me dyer të mbyllura në Zyrën Presidenciale Dolmabahçe zgjati rreth 35 minuta.
TË REKOMANDUARA
Në takim morën pjesë edhe ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, kreu i Komunikimeve të Presidencës, Burhanettin Duran, dhe kryekëshilltari presidencial për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Akif Çağatay Kılıç.
Tasoulas dhe delegacioni që e shoqëronte u larguan nga Zyra Presidenciale Dolmabahçe pas bisedimeve.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë















