| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Osmani takon homologun nga Singapori, i propozon heqjen e plotë të vizave për qytetarët e Kosovës
“Propozova që hapi i radhës të jetë liberalizimi i plotë i vizave për të gjithë qytetarët tanë, një hap që do të forconte edhe më tej bashkëpunimin mes dy shteteve”, deklaroi presidentja e Kosovës.
Osmani takon homologun nga Singapori, i propozon heqjen e plotë të vizave për qytetarët e Kosovës
Osmani takon homologun nga Singapori, i propozon heqjen e plotë të vizave për qytetarët e Kosovës / AA
23 Janar 2026

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar takim në Davos me Presidentin e Singaporit, Tharman Shanmugaratnam.

Zyra e Presidentes së Kosovës njoftoi se presidentja Osmani dhe presidenti Shanmugaratnam kanë diskutuar marrëdhëniet ndërshtetërore mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, si dhe koordinimin në arenën ndërkombëtare.

Presidentja Osmani i ka propozuar homologut të saj nga Singapori heqjen e plotë të vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Pas liberalizimit të vizave për qytetarët tanë me pasaporta diplomatike dhe zyrtare, propozova që hapi i radhës të jetë liberalizimi i plotë i vizave për të gjithë qytetarët tanë, një hap që do ta forconte edhe më tej bashkëpunimin mes dy shteteve dhe do t’i afronte më shumë popujt tanë”, tha Osmani pas takimit.

Gjithashtu bëhet e ditur se dy presidentët kanë diskutuar edhe organizimin e forumit të përbashkët ekonomik, dhe rëndësinë e hapjes së kapitujve të ri të bashkëpunimit midis dy shteteve në fusha të shumta të interesit të dyanshëm.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë