| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Marrëveshja e NATO-s me kompaninë turke HAVELSAN shkakton kritika ndaj qeverisë greke
NATO-ja nënshkroi një kontratë me HAVELSAN për Softuerin e Planifikimit të Rrjetit të Qendrës së Menaxhimit të Lidhjeve të të Dhënave Taktike, i përshkruar si "sistemi nervor qendror" i ushtrive moderne.
Marrëveshja e NATO-s me kompaninë turke HAVELSAN shkakton kritika ndaj qeverisë greke
Marrëveshja e NATO-s me kompaninë turke HAVELSAN shkakton kritika ndaj qeverisë greke / AA
15 Janar 2026

Kontrata e softuerit që NATO-ja nënshkroi me kompaninë turke HAVELSAN ka shkaktuar kritika ndaj qeverisë në Greqi.

NATO-ja nënshkroi një kontratë me HAVELSAN për Softuerin e Planifikimit të Rrjetit të Qendrës së Menaxhimit të Lidhjeve të të Dhënave Taktike, i përshkruar si "sistemi nervor qendror" i ushtrive moderne, duke u mundësuar të gjitha forcave miqësore në ajër, në tokë dhe në det të flasin të njëjtën gjuhë dhe të shohin të njëjtën pamje.

Falë këtiij softueri qendrat e paralajmërimit dhe komandës dhe kontrollit, avionët e paralajmërimit të hershëm ajror, avionët luftarakë, anijet, sistemet e radarit dhe forcat tokësore, si dhe sistemet e raketave, ndajnë vazhdimisht të dhëna të tilla si vendndodhja, informacioni i objektivit dhe nënshkrimi i radarit.

Suksesi i eksportit të HAVELSAN është bërë një temë diskutimi në politikën greke. Ish-anëtari i Parlamentit Evropian, Giorgos Kyrtsos, kritikoi qeverinë greke për "pamjaftueshmëri" ose "kryerjen e gabimeve strategjike" përballë përparimeve teknologjike të Türkiyes.

Duke tërhequr vëmendjen te marrëveshja e softuerit të HAVELSAN me NATO-n, Kyrtsos pohoi se kjo situatë mund të paraqesë një rrezik për sekretet e mbrojtjes së Greqisë.

Kyrtsos kritikoi qeverinë greke, duke deklaruar se ajo duhet të jetë më e kujdesshme në lidhje me rritjen e Türkiyes në këtë fushë. Në një postim në rrjetet sociale, Kyrtsos deklaroi:

"Një tregues i përparimit teknologjik të Türkiyes në industrinë e mbrojtjes është kontrata e nënshkruar nga HAVELSAN turke me NATO-n, e lidhur drejtpërdrejt me Forcat e Armatosura Turke. Kjo kontratë mbulon furnizimin me softuer për të mbështetur koordinimin e komunikimit midis avionëve të paralajmërimit të hershëm, avionëve luftarakë, anijeve luftarake, sistemeve të radarëve, njësive tokësore dhe sistemeve të raketave. Përdorimi i softuerit turk për koordinimin grek me NATO-n nënkupton një probabilitet të lartë të ndikimit turk në aksesin në informacionin e klasifikuar të sistemeve tona të mbrojtjes. Progresi i Türkiyes në teknologjinë e mbrojtjes dhe industrinë e luftës në nivel NATO dhe evropian duhet të jetë një shkak shqetësimi për udhëheqjen e qeverisë".

Eksploro
UNICEF-i: Të paktën 20 fëmijë sudanezë u vranë në janar
Fishkëllima ndaj delegacioneve të ShBA-së dhe Izraelit në ceremoninë hapëse të lojrave olimpike
Mamdani kufizon me urdhër ekzekutiv qasjen e agjentëve të imigracionit në pronën e Nju Jorkut
Arrestohet oficeri i Forcave Ajrore greke, pranon se ka spiunuar për Kinën
Franca thotë se një operacion rus synoi ta lidhë Macronin me çështjen Epstein
Kryediplomati i Omanit zhvillon bisedime të ndara me përfaqësuesit iranianë dhe amerikanë
Pakistan, të paktën 31 të vrarë nga shpërthimi në kryeqytetin Islamabad
Kryeministri Carney: Türkiye është një “partner jetik” për Kanadanë
Hillary Clinton kërkon seancë dëgjimore publike përpara dëshmisë në hetimin mbi Epsteinin
Si një makinë e kuqe nga Azerbajxhani u bë simbol i solidaritetit turk pas tërmetit të vitit 2023?
Panairi i Librit në Damask rikthehet nën Presidentin al Sharaa: “Një fillim i ri me vlerë”
Izraeli godet Libanin mes shkeljeve të armëpushimit
BE-ja i bën thirrje ShBA-së t’i rikthejë fondet e ndihmës humanitare të USAID-it
Përdoruesit e inteligjencës artificiale arrijnë në 602 milionë në Kinë
I dërguari amerikan Witkoff: Rusia dhe Ukraina ranë dakord të shkëmbejnë 314 të burgosur lufte
Ministri i Jashtëm francez mbërrin në Damask në ndalesën e parë të turneut rajonal
Trump: Të shtënat fatale ndaj protestuesve në Minneapolis nuk justifikohen
Presidentja e përkohshme e Venezuelës bën thirrje për dialog me ShBA-në
Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë shkurton shërbimet, shkak mungesa e fondeve
Australia shmang thirrjet për arrestimin e presidentit izraelit gjatë vizitës