| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Rusia thotë se ka marrë draftin e kartës amerikane për Bordin e Paqes në Gaza
Lavrov theksoi se pavarësisht debateve të vazhdueshme globale mbi veprimet e fundit të ShBA-së, Moska e sheh udhëheqjen aktuale të Shtëpisë së Bardhë si praktike në qasjen e saj ndaj koalicioneve ndërkombëtare.
Rusia thotë se ka marrë draftin e kartës amerikane për Bordin e Paqes në Gaza
Rusia thotë se ka marrë draftin e kartës amerikane për Bordin e Paqes në Gaza / AA
20 Janar 2026

Rusia ka marrë një draft-kartë nga Shtetet e Bashkuara për Bordin e Paqes të propozuar në Gaza, njoftoi Ministri i Jashtëm Sergej Lavrov.

"Kohët e fundit kemi marrë propozime specifike, një draft-kartë për këtë strukturë e kështu me radhë", tha Lavrov në një konferencë për shtyp.

Lavrov theksoi se pavarësisht debateve të vazhdueshme globale mbi veprimet e fundit të ShBA-së, Moska e sheh udhëheqjen aktuale të Shtëpisë së Bardhë si praktike në qasjen e saj ndaj koalicioneve ndërkombëtare.

"Ju siguroj se administrata e (Presidentit të ShBA-së) Donald Trump - pavarësisht të gjitha veprimeve që aktualisht po diskutohen gjerësisht në botë - është një administratë pragmatistësh. Dhe ajo e kupton nevojën jo vetëm për të bashkuar një numër të madh (vendesh) nën komandën e saj, por edhe për të marrë plotësisht parasysh interesat e tyre legjitime", tha ai.

Trump javën e kaluar njoftoi formimin e një Bordi Paqeje në Gaza, duke u bërë ftesa udhëheqësve të disa kombeve, përfshirë Rusinë dhe Bjellorusinë, për t'u bashkuar me iniciativën.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë