| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Gjatë vitit 2025 në Türkiye u lindën gati 890 mijë foshnja
Alparslan emri më i shpeshtë për djem, Alya në krye të listës për vajza.
Gjatë vitit 2025 në Türkiye u lindën gati 890 mijë foshnja
Gjatë vitit 2025 në Türkiye u lindën gati 890 mijë foshnja / AA
19 Janar 2026

Gjatë vitit 2025 në Türkiye kanë lindur gjithsej 889.598 foshnja, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme për Gjendjen Civile dhe Shtetësinë, 456.932 nga foshnjat e porsalindura ishin djem, ndërsa 432.666 vajza.

Ashtu si në vitin 2024, emri Alparslan ishte zgjedhja më e shpeshtë për djem edhe në vitin 2025, duke iu vënë 7.651 foshnjave të porsalindura. Pasojnë emrat Goktug dhe Metehan.

Gjatë vitit 2025, 8.953 vajza u emëruan Alya, ndërsa pasojnë emrat Defne dhe Gokce.

Të dhënat zyrtare ofrojnë një pasqyrë të trendeve demografike dhe shoqërore në Türkiye, një nga vendet më të populluara të rajonit.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë