| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Kryediplomatët maqedonas dhe hungarez diskutuan për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski u takua me ministren e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Anita Orban.
Kryediplomatët maqedonas dhe hungarez diskutuan për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor
Kryediplomatët maqedonas dhe hungarez diskutuan për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor / TRT Balkan AL
 

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski u takua me ministren e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Anita Orban. 

Takimi u zhvillua në margjinat e takimit ministror "Miqtë e Ballkanit Perëndimor" në kryeqytetin e Greqisë, Athinë.

Sipas një postimi në platformën X, Mucunski tha se ky ishte takimi i parë dypalësh me Orbanin që nga emërimi i saj në detyrë.

Në takim u rikonfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe përkushtimi i përbashkët për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushat me interes të ndërsjellë.

"U diskutua për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe rëndësinë e një procesi të besueshëm dhe të qëndrueshëm të zgjerimit të BE-së. Shprehëm mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Hungarisë për integrimin tonë në BE. Shkëmbyem mendime për sfidat aktuale rajonale dhe të sigurisë, duke theksuar përkushtimin tonë të përbashkët ndaj stabilitetit dhe bashkëpunimit", shkroi Mucunski.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë