Korpusi i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit (IRGC) pretendoi të dielën se sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar një dron amerikan të tipit MQ-1 në lindje të Ngushticës së Hormuzit.
Në një deklaratë të transmetuar nga televizioni shtetëror IRIB, IRGC-ja tha se droni ishte mjeti i 20-të ajror amerikan i këtij lloji që është interceptuar dhe i katërti gjatë 24 orëve të fundit.
Ajo paralajmëroi se hapësira ajrore e Iranit mbetet një “vijë e kuqe” dhe se çdo shkelje e saj do të përballet me një “përgjigje të ashpër, vendimtare dhe të fuqishme”.
Tensionet në rajon janë përshkallëzuar që kur ShBA-ja dhe Izraeli nisën luftën kundër Iranit në shkurt. Teherani u kundërpërgjigj duke e sulmuar Izraelin dhe objektet ushtarake amerikane në gjithë rajonin.
Uashingtoni dhe Teherani nënshkruan në qershor një marrëveshje kornizë për t’i dhënë fund armiqësive dhe nisën negociatat, të cilat më vonë ngecën për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me mënyrën e garantimit të lundrimit të sigurt dhe të lirë nëpër Ngushticën e Hormuzit.
Përleshjet mes palëve kanë rifilluar herë pas here që nga korriku, ndërkohë që vijojnë përpjekjet për t’i dhënë fund luftës.















