| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Shtyhet seanca gjyqësore për lëndën ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta
Seanca radhës në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GjKKO) do të mbahet më 29 janar.
Shtyhet seanca gjyqësore për lëndën ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta
Shtyhet seanca gjyqësore për lëndën ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta / AA
22 Janar 2026

Seanca gjyqësore paraprake mbi kalimin për gjykim për çështjen ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim, është shtyrë sërish, raporton Anadolu.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GjKKO) mbajti sot seancë ku ishte planifikuar të vendosej nëse çështja ndaj Metës do të kalojë apo jo në gjykim.

Avokati i ish-presidentit Meta, Kujtim Cakrani, në një deklaratë për mediat konfirmoi se seanca e radhës për çështjen në fjalë do të mbahet më 29 janar.

"Beteja mbetet e hapur. Shpresojmë që data 29 të jetë përfundimtare përsa i përket relatimit të kërkesës nga prokurorët", ka deklaruar Cakrani.

Gjykatat në Shqipëri kanë rrëzuar muajit e fundit kërkesat e ish-presidentit Meta për lirimin nga paraburgimi.

Gjithashtu janë shtyrë disa seanca mbi kalimin ose jo të çështjes në gjykim.

Lënda ndaj ish-presidentit Ilir Meta

Ish-presidenti Meta është arrestuar më 21 tetor 2024, i dyshuar për kryerjen e disa veprave penale në lidhje me çështjen që është e njohur si "Kontrata e shërbimit CEZ-DIA" dhe për "kontrata lobimi në ShBA" dhe aktualisht është në paraburgim.

Sipas Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Meta është i dyshuar për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish.

Meta, i cili aktualisht është kryetar i partisë opozitare, Partisë së Lirisë, ka mbajtur poste të larta në institucionet e shtetit shqiptar.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë