Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi ka thërritur ambasadorin serb, Nebojsha Rodiq, për një bisedë, pas një postimi në llogarinë "Serbia in English" të Zyrës për Diplomaci Publike dhe Kulturore të Qeverisë së Serbisë, ku u komentua "në mënyrë të papranueshme statusi i gjuhës serbe në Malin e Zi".
"Pas takimit, është theksuar se një komunikim i tillë është i papranueshëm, pasi ka të bëjë me çështje që përkasin ekskluzivisht në kuadrin kushtetues dhe ligjor të Malit të Zi", thuhet në postimin e ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi në rrjetin social X.
Ambasadorit gjatë takimit, siç njoftohet, i është kujtuar se, "sipas nenit 13 të Kushtetutës së Malit të Zi, gjuha serbe është në përdorim zyrtar, gjë që konfirmon respektimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve. Neni 10 i Kushtetutës së Serbisë përcakton të njëjtin parim kushtetues".
Malit i Zi, sipas njoftimit, pritet që komunikimi zyrtar ndërkombëtar do të kontribuojë në stabilitetin rajonal, respekt të ndërsjellë dhe avancimin e bashkëpunimit.
Në postimin në llogarinë "Serbia in English" ishte shfaqur një figurë nga karikatura e njohur "Simpsons", i cili fshehët në një shkurre, ndërsa mbi të shkruhej: "Mali i Zi kur pyetet pse nuk e njeh gjuhën serbe, që e flet 43 për qind e qytetarëve të saj (gjuhë shumicë sipas hulumtimit të fundit). Respektimi i të drejtave të shumicës për gjuhën është gjithashtu një vlerë e BE-së. A nuk është kështu?"
RAJONI
2 minuta leximi
Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi thërret ambasadorin serb në Podgoricë për bisedë
Nebojsha Rodiq, ambasadori i Serbisë, është thirrur në ministrinë e Punëve të Jashtme të Malit të Zi pas një postimi në llogarinë "Serbia in English”, ku u komentua "në mënyrë të papranueshme statusi i gjuhës serbe në Malin e Zi".

Eksploro

















