| Albanian
POLITIKË
1 minuta leximi
Izraeli shpall marrëveshjen historike prej 35 miliardë dollarësh për gaz natyror me Egjiptin
“Marrëveshja vlen 112 miliardë shekelë, marrëveshja më e madhe për gazin në historinë e Izraelit”, tha kryeministri izraelit.
Izraeli shpall marrëveshjen historike prej 35 miliardë dollarësh për gaz natyror me Egjiptin
Izraeli shpall marrëveshjen historike prej 35 miliardë dollarësh për gaz natyror me Egjiptin / Reuters
17 Dhjetor 2025

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka njoftuar miratimin e një marrëveshjeje të madhe për gaz natyror me Egjiptin me vlerë prej 112 miliardë shekelë (afro 35 miliardë dollarë).

“Marrëveshja vlen 112 miliardë shekelë, marrëveshja më e madhe për gazin në historinë e Izraelit”, tha Netanyahu në një deklaratë televizive, sipas së përditshmes ‘Yedioth Ahronoth’.

Deri më tani nuk ka pasur ndonjë konfirmim ose deklaratë zyrtare nga autoritetet egjiptiane në lidhje me marrëveshjen.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë