| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Agjencia e lajmeve Anadolu shënon 105-vjetorin e themelimit
“Agjencia është kthyer në një organizatë mediatike globale me vizionin “Raportuesi i Botës në Ndryshim”, ka thënë shefi ekzekutiv Serdar Karagöz.
00:00
Agjencia e lajmeve Anadolu shënon 105-vjetorin e themelimit
Agjencia e lajmeve Anadolu shënon 105-vjetorin e themelimit / AA
6 Prill 2025

Presidenti dhe Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Anadolu, Serdar Karagöz, së bashku me një delegacion vizituan sot Anëtkabirin, mauzoleumin e Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesit të Türkiyes moderne, teksa agjencia shënon 105-vjetorin e themelimit.

I shoqëruar me një delegacion duke përfshirë zëvendësdrejtorët e përgjithshëm Yusuf Ozhan dhe Oğuz Enis Peru, Koordinatorin e Publikimeve dhe Produksioneve të Anadolut, Oğuz Karakaş, Koordinatorin e Akademisë dhe Publikimeve Yahya Bostan dhe punonjës të tjerë, Karagöz vendosi kurorë me karafila kuq e bardhë dhe gjithashtu shkroi një shënim të veçantë në librin përkujtimor.

“Ndërsa agjencia jonë ka kryer aktivitetet e saj si “Lajmëtar i Republikës” në vitet e para të Republikës, sot ajo është kthyer në një organizatë mediatike globale me vizionin “Raportuesi i Botës në Ndryshim”“, ka shkruar ai.

"Si Anadolu, ne vazhduam të dokumentojmë të gjitha aspektet e gjenocidit çnjerëzor të nisur nga qeveria izraelite në Rripin e Gazës dhe t'ia përcjellim atë opinionit publik ndërkombëtar. Librat “Dëshmia” dhe “Dëshmitari”, të cilat i botuam në këtë proces, u bënë burimet kryesore që zbuluan krimet e luftës të Izraelit”, ka shtuar Karagöz.

Ai tha se "viti 2024 ishte i rëndësishëm jo vetëm për suksesin tonë global në gazetari, por edhe për kënaqësinë e punonjësve”, duke shtuar se agjencia është shpërblyer me “Certifikatën e Përvojës Shumë të Mirë të Punonjësve” nga kompania e pavarur “Happy Place to Work”.

Ai ka përkutjuar edhe themeluesin e Republikës, Ataturkun, dhe dëshmorët e tjerë të pavarësisë së Türkiyes.


BURIMI:AA
Eksploro
Kryediplomati shqiptar diskuton me homologun nga Omani mbi përshkallëzimin në Lindjen e Mesme
Ambasada e Türkiyes në Shkup dhe MATUSITEB organizojnë program iftari në Maqedoninë e Veriut
Shkollat Ndërkombëtare Maarif organizuan iftar në Kosovë
Tirana dënon fuqimisht sulmin iranian kundër Türkiyes
Kurti: Do ta ftoj në takim opozitën për postin e presidentit
Instituti Yunus Emre në Shkodër organizon program për Mehmet Akif Ersoyin
Maqedonci: Blerja e raketave kineze nga Serbia, tendencë hegjemoniste ndaj vendeve fqinje
Rama: Do ta shpallim Iranin sponsor të terrorizmit, IRGC-në dhe Hezbollahun organizata terroriste
Komiteti Evropian i Rajoneve heq përdorimin e fusnotës krahas emrit të Kosovës
Kryediplomati shqiptar për situatën në Lindjen e Mesme: Nuk kemi mbyllur asnjë përfaqësi diplomatike
Kosovë, arrestohet një person i dyshuar për përdhosje të flamurit të Türkiyes
Plenkoviq për raketën e re të Ushtrisë së Serbisë: Do të bisedojmë me aleatët e NATO-s
Vuçiq: Serbia “po përgatitet për sulm" nga bashkëpunimi Zagreb-Tiranë-Prishtinë
Kryeministri Mickoski organizon iftar, thekson rëndësinë e bashkëjetesës dhe respektit
TMV-ja shënoi Ditën e Miratimit të Himnit Kombëtar Turk
Begaj: Shqipëria do të vijojë të jetë zë i fortë në mbrojtje të shqiptarëve në Luginën e Preshevës
Rrugëtimi i hafizit më të ri në Ballkan
Ministri Hoxha në Bruksel: Zgjerimi, prioritet i BE-së; Shqipëria e përgatitur me reforma
Zv.kryeministri i RMV-së, Sali: Integrimi evropian, projekt i përbashkët i shtetit dhe shoqërisë
Përvjetori i tragjedisë në Koçan, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut mbajti seancë përkujtimore