| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Ministria turke e Mbrojtjes: Një dron që ishte jashtë kontrollit u rrëzua në Detin e Zi
Ministria e mbrojtjes bëri të ditur se një objekt ajror që po i afrohej hapësirës ajrore të Türkiyes mbi Detin e Zi u zbulua dhe u monitorua në përputhje me procedurat e përcaktuara.
Ministria turke e Mbrojtjes: Një dron që ishte jashtë kontrollit u rrëzua në Detin e Zi
Ministria turke e Mbrojtjes: Një dron që ishte jashtë kontrollit u rrëzua në Detin e Zi / AA
14 orë më parë

Një dron që ishte konstatuar se kishte dalë jashtë kontrollit teksa po i afrohej hapësirës ajrore turke mbi Detin e Zi është rrëzuar, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Türkiyes.

Në një deklaratë të publikuar në platformën sociale turke NSosyal, ministria bëri të ditur se një objekt ajror që po i afrohej hapësirës ajrore të Türkiyes mbi Detin e Zi u zbulua dhe u monitorua në përputhje me procedurat e përcaktuara.

Për të garantuar sigurinë e hapësirës ajrore kombëtare, u angazhuan avionë luftarakë F-16, si ata të caktuar nga NATO, ashtu edhe ata nën kontroll kombëtar, të cilët u vunë në gjendje gatishmërie.

Pas vlerësimit se objekti ajror ishte një dron që kishte humbur kontrollin, ai u rrëzua në një zonë të sigurt, jashtë zonave të banuara, me qëllim parandalimin e çdo dëmi të mundshëm, shtoi ministria.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë