| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Të krishterët ortodoksë në rajon shënuan festën e Epifanisë
Aktiviteti qendror për shënimin e festës në Shkup u mbajt në urën "Liria", ku kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase, kryepeshkopi i Ohrit, Shenjtëria e Tij Stefan, hodhi kryqin në ujërat e lumit Vardar.
Të krishterët ortodoksë në rajon shënuan festën e Epifanisë
Të krishterët ortodoksë në rajon shënuan festën e Epifanisë / AA
19 Janar 2026

Në gjithë Maqedoninë e Veriut dhe në vendet ballkanike, të krishterët ortodoksë sot shënuan festën e Epifanisë me liturgji në kisha dhe hedhjen tradicionale të kryqit në ujë, raporton Anadolu.

Eventi qendror për shënimin e festës në Shkup u mbajt në urën "Liria", pas shërbesës në kishën "Lindja e Hyjlindëses së Bekuar", ku kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase, kryepeshkopi Ohrit, Shenjtëria e Tij Stefan, hodhi kryqin në ujërat e lumit Vardar.

Këtë vit, 160 persona u regjistruan për ta kapur kryqin ndërsa më i suksesshmi prej tyre ishte 24-vjeçari Darko Mitroviq.

Eventi qendror në Beograd, kryeqytetin e Serbisë, u mbajt në Ada Ciganlija, ku një anëtar i xhandarmërisë fitoi midis 54 pjesëmarrësve.

Në Banja Llukë të Bosnjë e Hercegovinës, pas procesionit nga katedralja e Krishtit Shpëtimtar, hedhja e kryqit u zhvillua në ujërat e lumit Vërbas.

Festa e Epifanisë u shënua edhe në Mal të Zi me liturgji dhe hedhjen e kryqit në Podgoricë, Tivar, Budvë, Tivat dhe qytete të tjera.

Sipas mësimit të krishterë, në këtë ditë Shën Gjon Pagëzori pagëzoi Jezu Krishtin në ujërat e lumit Jordan.

Përndryshe, sipas besimit të krishterë, kushdo që kap kryqin do të ndiqet nga lumturia dhe bekimet për një vit të tërë dhe kjo shënon bashkimin e njeriut me Krishtin dhe besohet se me hedhjen e kryqit, ujërat bëhen shëruese.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë