| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Platforma X zëvendëson emojin e flamurit iranian me simbolin historik të luanit dhe diellit
Ndryshimi vlen vetëm për versionin web, ndërsa platformat mobile vazhdojnë të shfaqin flamurin zyrtar të Iranit.
Platforma X zëvendëson emojin e flamurit iranian me simbolin historik të luanit dhe diellit
Platforma X zëvendëson emojin e flamurit iranian me simbolin historik të luanit dhe diellit / AA
10 Janar 2026

Kompania amerikane e rrjeteve sociale X ka përditësuar dizajnin e emojit të flamurit të Iranit në versionin e saj web, duke zëvendësuar emblemën e Republikës Islamike me simbolin e vjetër të luanit dhe diellit, mes një vale të vazhdueshme protestash, raportuan përdoruesit të premten.

Emoji i mëparshme pasqyronte flamurin zyrtar të Iranit, me emblemën e kuqe të vendosur pas Revolucionit të vitit 1979. Versioni i ri shfaq motivin e luanit dhe diellit, i cili është përdorur në flamurin kombëtar të Iranit për shekuj me radhë përpara se të hiqej pas revolucionit dhe lidhet zakonisht me periudhën para-revolucionare të vendit.

Pas përditësimit, emoji i ri nisi të shfaqej edhe në llogaritë zyrtare në X të institucioneve dhe zyrtarëve shtetërorë iranianë, përfshirë llogari të lidhura me mediat shtetërore si Tasnim News.

Sipas përditësimit, të gjitha rastet e emojit të flamurit të Iranit të shikuara në X përmes shfletuesve web shfaqin dizajnin e ri, pavarësisht se kur janë postuar.

Emoji i përditësuar është aktualisht i dukshëm vetëm për përdoruesit që hyjnë në X përmes shfletuesve web, ndërsa platformat e tjera vazhdojnë të shfaqin flamurin zyrtar shtetëror të Iranit duke përdorur dizajnet e tyre origjinale të emojive.

Veçmas, të premten, biznesmeni amerikan Elon Musk, i cili zotëron edhe X, dhe kompania e tij SpaceX aktivizuan internetin satelitor Starlink në Iran, mes një bllokade mbarëkombëtare të internetit, duke ofruar akses falas për një periudhë të papërcaktuar.

Irani ka përjetuar valë protestash që nga fundi i dhjetorit, kryesisht për shkak të rënies së fortë të vlerës së rialit iranian dhe përkeqësimit të kushteve ekonomike.

Demonstratat nisën më 28 dhjetor pranë Pazarit të Madh të Teheranit dhe më pas u zgjeruan në disa qytete të tjera.

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, deklaroi të premten se Irani është “në telashe të mëdha”, ndërsa protestat po përhapen, duke shtuar se ShBA-ja po i ndjek nga afër zhvillimet dhe duke paralajmëruar autoritetet kundër përdorimit të forcës vdekjeprurëse.

Irani ka akuzuar ShBA-në dhe Izraelin për nxitjen e trazirave, ndërsa zyrtarët kanë paralajmëruar se forcat e sigurisë dhe gjyqësori “nuk do të tregojnë asnjë tolerancë ndaj sabotatorëve”.

Pavarësisht një përplasjeje më herët këtë vit, Musk shihet përgjithësisht si një aleat i Trumpit dhe i Partisë Republikane.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Luftanija iraniane "sulmohet nga një nëndetëse e huaj" në Sri Lanka, mbi 100 marinarë të zhdukur
EBA: Sulmet iraniane në territorin e tyre vranë tre persona dhe 78 të tjerë
Rusia: Një cisternë e LNG-së u sulmua pranë ujërave territoriale të Maltës
Kryeministri spanjoll: Jemi kundër ofensivës së ShBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit
Trupave amerikane u thuhet se lufta me Iranin ka për qëllim të sjellë Armagedonin
ShBA-ja humbi afro 2 miliardë dollarë pajisje ushtarake në katër ditët e para të luftës me Iranin
Hakmarrja e Iranit mbyll hapësirën ajrore të Gjirit, prish aviacionin global pas sulmeve Izrael-ShBA
Ushtria izraelite shënjestron kryeqytetin iranian, ndërsa dëgjohen shpërthime të reja
Witkoff: Irani ka “kapacitet të pakufizuar” për pasurimin e uraniumit
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit nxit rreziqe për inflacion global teksa rriten çmimet e energjisë
Ministrja franceze e Mbrojtjes: Shkëmbimi bërthamor do të peshojë më shumë me zgjerimin
Prezantuesi amerikan: Shtetet e Gjirit arrestuan agjentë të Mossadit që po planifikonin shpërthime
Ukraina merr këstin e parë prej 1.5 miliardë dollaresh nga FMN-ja
Mbyllet Ambasada e ShBA-së në Riad pas një sulmi me dron nga Teherani
Izraeli nis sulme ajrore në shkallë të gjerë ndaj Teheranit dhe Bejrutit
Shpërthime raportohen mbi kryeqytetin e Katarit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet
Spanja: Bazat tona nuk do të përdoren jashtë marrëveshjes me ShBA-në dhe Kartës së OKB-së
Trump nuk përjashton dërgimin e trupave në Iran "nëse është e nevojshme"
Garda Revolucionare Iraniane: Zyra e Netanyahut u shënjestrua me raketa “Khyber”
Katari: Dy dronë nga Irani shënjestruan qendra energjetike