| Albanian
POLITIKË
1 minuta leximi
Trump bisedime me NATO-n për Grenlandën: “Thelbësore” për sigurinë e ShBA-së dhe atë globale
“Nuk ka kthim pas — për këtë, të gjithë bien dakord!”, shkroi presidenti amerikan në Truth Social, pas një telefonate të zhvilluar me kreun e NATO-s, Mark Rutte.
Trump bisedime me NATO-n për Grenlandën: “Thelbësore” për sigurinë e ShBA-së dhe atë globale
Trump bisedime me NATO-n për Grenlandën: “Thelbësore” për sigurinë e ShBA-së dhe atë globale / Reuters
20 Janar 2026

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, deklaroi të hënën se ka zhvilluar një bisedë telefonike “shumë të mirë” me sekretarin e përgjithshëm të NATO, Mark Rutte, lidhur me Grenlanda.

“Ramë dakord për një takim të palëve të ndryshme në Davos, Zvicër. Siç ua shpreha të gjithëve shumë qartë, Grenlanda është thelbësore për sigurinë kombëtare dhe botërore. Nuk ka kthim pas — për këtë, të gjithë bien dakord!” shkroi Trump në platformën Truth Social.

Trump ka deklaruar se ShBA-ja duhet ta sigurojë Grenlandën për arsye të sigurisë kombëtare dhe për të penguar rivalët në Arktik. Ai gjithashtu ka kërcënuar me tarifa ndaj aleatëve evropianë që kundërshtojnë kontrollin amerikan mbi Grenlandën dhe ka dërguar një numër të vogël trupash në territor.

Si Danimarka, ashtu edhe autoritetet e Grenlandës kanë hedhur poshtë çdo propozim për shitjen e territorit.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë