| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Mbi 960 të vrarë në sulmet izraelite në Liban që nga 2 marsi
Duke e cituar ministrinë, Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit raportoi se numri i përgjithshëm i viktimave midis 2 marsit dhe të mërkurës, 18 mars, ka arritur në 968, ndërsa 2.432 persona janë plagosur.
Mbi 960 të vrarë në sulmet izraelite në Liban që nga 2 marsi
Mbi 960 të vrarë në sulmet izraelite në Liban që nga 2 marsi / TRT Balkan
2 orë më parë

Më shumë se 960 persona kanë humbur jetën nga sulmet izraelite në gjithë Libanin që nga 2 marsi, njoftoi të mërkurën Ministria e Shëndetësisë e vendit.

Duke e cituar ministrinë, Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit raportoi se numri i përgjithshëm i viktimave midis 2 marsit dhe të mërkurës, 18 mars, ka arritur në 968, ndërsa 2.432 persona janë plagosur.

Hezbollahu filloi të shënjestronte lokacionit ushtarake izraelite më 2 mars si përgjigje ndaj sulmeve të vazhdueshme izraelite mbi Libanin, pavarësisht armëpushimit të nënshkruar në nëntor 2024, si dhe pas vrasjes së udhëheqësit suprem të atëhershëm të Iranit, Ali Khamenei, në Teheran.

Izraeli zgjeroi të njëjtën ditë fushatën e tij me sulme ajrore mbi periferitë jugore të Bejrutit dhe zonat në jug dhe lindje të Libanit.

Më 3 mars, Izraeli gjithashtu ndërmori një inkursion të kufizuar tokësor në jug të Libanit, pas fillimit të një fushate të përbashkët me ShBA-në kundër Iranit më 28 shkurt.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë