Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, ka dënuar lëshimin e një rakete nga Irani në drejtim të Türkiye, duke e cilësuar veprimin si të papranueshëm dhe destabilizues.
Në një postim në rrjetin social amerikan X, Mucunski tha se një veprim i tillë ndaj Türkiyes, një aleate e NATO-s, përbën shkelje të hapësirës ajrore ndërkombëtare dhe rrezikon stabilitetin rajonal.
“Lëshimi i raketës nga Irani drejt Türkiyes, një aleate e NATO-s, është i papranueshëm dhe destabilizues. Veprime të tilla shkelin hapësirën ajrore ndërkombëtare, përshkallëzojnë tensionet dhe minojnë stabilitetin rajonal”, shkroi ai.
Shefi i diplomacisë maqedonase shprehu gjithashtu solidaritet të plotë me Türkiye, si dhe bëri thirrje për ulje të menjëhershme të tensioneve dhe për respekt të plotë të së drejtës ndërkombëtare.





















