Pesëdhjetë e dy anëtarë të Parlamentit Evropian nga 15 vende, të enjten, kërkuan nga Unioni Evropian i Transmetimeve që ta përjashtojë Izraelin nga Eurovision Song Contest 2026, duke iu referuar luftës së vazhdueshme në Gaza.
Në një letër drejtuar Unionit Evropian të Transmetimeve, ligjvënësit argumentuan se Izraeli duhet të trajtohet njësoj si Rusia, e cila u ndalua nga gara në vitin 2022 pas pushtimit të Ukrainës. Nisma u udhëhoq nga partitë e majta në Parlamentin Evropian.
Letra po ashtu iu referua hetimeve të vazhdueshme të Gjykatës Ndërkombëtare Penale mbi krimet e dyshuara të luftës dhe gjenocidin nga Izraeli, duke argumentuar se pjesëmarrja e tij në garë do të minonte vlerat evropiane dhe do të shërbente për të normalizuar mizoritë.
Kërkesa vjen pasi disa vende Islanda, Irlanda, Holanda, Sllovenia dhe Spanja paralajmëruan se nuk do të marrin pjesë në Eurovision nëse Izraeli lejohet të garojë.