| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
BE-ja zgjat misionin detar në Detin e Kuq deri në vitin 2027
Misioni u krijua në përgjigje të shqetësimeve të shtuara të sigurisë që prekin rrugët e transportit tregtar në rajon.
BE-ja zgjat misionin detar në Detin e Kuq deri në vitin 2027
BE-ja zgjat misionin detar në Detin e Kuq deri në vitin 2027 / AA
10 orë më parë

Bashkimi Evropian ka zgjatur mandatin e misionit të saj detar "Aspides" në Detin e Kuq deri më 28 shkurt 2027, njoftoi sot blloku.

Në një deklaratë, Këshilli i BE-së tha se operacioni i nisur në shkurt 2024 për ta mbrojtur lirinë e lundrimit do të vazhdojë për dy vjet të tjera. Vendet anëtare ranë dakord të ndajnë 15 milionë euro për të mbuluar kostot e përbashkëta të misionit për periudhën nga 1 marsi 2026 deri më 28 shkurt 2027.

Misioni u krijua në përgjigje të shqetësimeve të shtuara të sigurisë që prekin rrugët e transportit tregtar në rajon. Mandati i tij përfshin mbrojtjen e anijeve dhe sigurimin e kalimit të sigurt nëpër korridoret kryesore detare.

Misioni "Aspides" operon në ujërat ndërkombëtare përgjatë Detit të Kuq dhe zonave përreth, përfshirë Ngushticën Bab el-Mandeb dhe Ngushticën e Hormuzit - dy nga pikat më të rëndësishme strategjike në botë për tregtinë globale.

Me seli në Larisa, misioni komandohet nga kundëradmirali grek Vasileios Gryparis.

Zyrtarët e BE-së thonë se operacioni synon të pengojë sulmet ndaj anijeve tregtare dhe të forcojë sigurinë ndërkombëtare detare në rajon.

Eksploro
Raundi i ardhshëm i negociatave Rusi-Ukrainë pritet më 26-27 shkurt
Ambasada Amerikane në Liban evakuon personelin mes tensioneve ShBA-Iran
Putini: Zhvillimi i triadës bërthamore një prioritet absolut
Maqedonia e Veriut u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Meksika
Qindra pasagjerë e kaluan natën të mbyllur në aeroplanë pasi stuhia e borës goditi Mynihun
Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për sulme gjatë natës, tre të vrarë
Rob Jetten bëhet kryeministri më i ri holandez teksa inaugurohet Kabineti i ri minoritar
Koreja e Jugut paralajmëron shtetasit e saj të largohen nga Irani sa më shpejt të jetë e mundur
Ambasada turke në Meksikë: Qytetarët të qëndrojnë vigjilentë pas operacionit të sigurisë
Ish-presidenti Sarkozy kërkon bashkim të dënimeve për të shmangur monitorimin
Dosjet e Epsteinit  lidhin ndryshimin e klimës me kontrollin e popullsisë
BE-ja dështon të sigurojë mbështetjen e ShBA-së dhe G7-ës për ndalimin e transportit të naftës ruse
Politika ndaj Gazës “shkatërroi” kandidaturën e ish-nënpresidentes Harris për zgjedhjet 2024
Shtëpia e Bardhë: ShBA-ja i dha inteligjencë Meksikës në operacionin që vrau “El Mencho”
Kina i kërkon ShBA-së të anulojë "tarifat e njëanshme" pas vendimit të Gjykatës Supreme
Ministri i Jashtëm francez zotohet për hetim mbi lidhjet e një diplomati me Epstein
Raundi i ardhshëm i negociatave SHBA–Iran do të mbahet të enjten në Gjenevë
Meksikë, vritet lideri kartelit të drogës "El Mencho"
Pakistani kryen sulme ndaj objektivave terroriste në kufi me Afganistanin
Shpërthime në Ukrainë, një i vrarë dhe 25 të plagosur