| Albanian
KULTURË
2 minuta leximi
Kurani Famëlartë i shkruar 4 shekuj më parë ruhet me kujdes në Irak
Kjo vepër 4 shekullore e cila ngjall interes të madh tek qytetarët, njihet edhe si "Kurani Gelezerde" mbi të cilin populli betohet.
00:00
Kurani Famëlartë i shkruar 4 shekuj më parë ruhet me kujdes në Irak
Kurani Famëlartë i shkruar 4 shekuj më parë ruhet me kujdes në Irak / AA

Kurani Famëlartë, i cili parashikohet të jetë shkruar 400 vjet më parë në Sulejmanije të Irakut dhe që është ruajtur me kujdes për breza të tërë, tërheq vëmendjen e njerëzve të rajonit.

Vlerësohet se Kurani i cili mban vulën e Shejh Hasan Gelezerde, një prej dijetarëve islam nga Sulejmanije, është shkruar 4 shekuj më parë.

Derisa Kurani historik ruhet në një kuti xhami në fshatin Gelezerde të Sulejmanijes, ai hapet edhe për vizitat e publike gjatë festivaleve që mbahen në qytet.

Kjo vepër 4 shekullore e cila ngjall interes të madh tek qytetarët, njihet edhe si "Kurani Gelezerde" mbi të cilin populli betohet.

"Më falni nëse ka ndonjë gabim në shkrime"

Kurani historik, i cili u ekspozua së bashku me shumë dorëshkrime në kuadër të Festivalit të 2-të të Besimit të organizuar nga Universiteti Sulejmanije, është ruajtur me kujdes në fshatin Gelezerde për shumë vite.

Ndërsa nuk dihet saktësisht se kur është shkruar vepra historike, e cila është ndër veprat më të spikatura të festivalit, thuhet se ajo është shkruar me shkrimin kaligrafik Thuluth dhe ka përmasat 24 me 40 centimetra dhe trashësia 9 centimetra.

Në një shënim në një faqe të Kuranit Famëlartë, janë përfshirë këto thënie të nënës së Shejh Hasan Gelezerde, e cila ka kontribuar në shkrimin e veprës historike "Nëse ka ndonjë gabim në shkrime, më falni. Sepse një dorë është në shkrim dhe tjetra në djepin e Shejh Hasanit".

Studiuesi islam Shejh Hasan Gelezerde gjithashtu ka vulën e tij në veprën historike, për të cilën ai kontribuoi në rinovimin dhe ruajtjen e tij.

"Nuk mund ta  vlerësojmë këtë thesar me para dhe pasuri"

Profesori i Fakultetit të Shkencave Islame në Universitetin e Sulejmanijes prof. dr. Adnan Hevremani në një prononcim për Anadolu tha se ky Kuran është një vepër e rrallë, veçanërisht për Sulejmanijen.

"Në fakt kur betohen në publik, ata betohen në Kuranin Gelezerde. Kjo kopje daton rreth 400 vjet më parë. Ka vulën e Shejh Hasan Gelezerde, Zoti e mëshiroftë", deklaroi Hevremani.

Duke kujtuar se vepra historike u restaurua në vitin 2015, Hevremani u shpreh se Kurani Famëlartë u ruajt në fshatin Gelezerde të Sulejmanijes.

"Kjo kopje u dërgua në Al-Azhar (Universiteti Al-Azhar) dhe u vlerësua i denjë për një çmim atje. Shkrimet e Kuranit janë ende të paprekura. Megjithatë, duket se një pjesë e tij ka mbetur në ujë. Ne nuk mund ta vlerësojmë këtë thesar me para dhe pasuri", tha Hevremani.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Në ditën e fundit të Ramazanit mijëra myslimanë luten në Qabe nën shi
Xhamia nga periudha andaluziane mbetet simbol kulturor në Spanjën rurale
Qindra regjisorë mbështesin drejtoren e Festivalit të Berlinit pas debatit për flamurin palestinez
Vullnetarët e Gazës shpëtojnë dorëshkrime të rralla nga Xhamia e Madhe Omari
Mahyat, identitet i Istanbulit në Ramazan
Mveti, instrumenti i lashtë nga Afrika Qendrore që kombinon mitologjinë dhe muzikën
Shkodër, mbahet aktivitet për prezantimin e arteve tradicionale turke
Fshatrat boshnjake në Kosovë ruajnë traditën shekullore të "grimimit të nuses"
E frymëzuar nga një artikull gazete, artistja turke filloi të mësonte mjeshtërinë e tez'hibit
Zbulohet medreseja që daton gati 900 vjet në Anadollin qendror
Virtuozi i violinës, Elvin Hoxha Ganiyev, do të performojë në Tiranë më 16 janar
Muzeu i Susës, i listuar në UNESCO, nxjerr në pah trashëgiminë e lashtë të Iranit
Kinematë e Shqipërisë do të ringjallen me 1,4 milion euro investim
Syedra : Qyteti antik i Türkiyes zbulohet si qendër e madhe e prodhimit të vajit të ullirit
Roma aplikon tarifë prej dy eurosh për vizitorët e Shatërvanit Trevi
Muzeu i Palestinës: Një ekspozitë në kryeqendrën amerikane për të ruajtur historinë e Palestinës
Muzeu i Luvrit në Paris mbetet i mbyllur pasi stafi voton për ta zgjatur grevën
I riu me autizëm shfaq talentin e tij përmes artit të djegies së drurit
Fituesi i Eurovizionit të vitit 1994 do të kthejë trofeun për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit
Islanda tërhiqet nga Eurovizioni 2026 në shenjë proteste ndaj përfshirjes së Izraelit