TÜRKİYE
2 minuta leximi
Festivali turk i teknologjisë TEKNOFEST tërhoqi mbi një milion vizitorë
Më shumë se një milion njerëz nga 96 vende janë regjistruar për të marrë pjesë në garat e TEKNOFEST-it 2025.
Festivali turk i teknologjisë TEKNOFEST tërhoqi mbi një milion vizitorë
Festivali turk i teknologjisë TEKNOFEST tërhoqi mbi një milion vizitorë / AP
17 orë më parë

Festivali më i madh turk i teknologjisë, aviacionit dhe hapësirës, TEKNOFEST, ka tërhequr 1,03 milion vizitorë këtë javë në Istanbul, njoftuan organizatorët të dielën mbrëma në rrjetin social turk NSosyal.

Ngjarja pesëditore në aeroportin Ataturk, e cila filloi të mërkurën e kaluar, u organizua nga Fondacioni Ekipi Turk i Teknologjisë (T3) dhe Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë.

TEKNOFEST mbahet që nga viti 2018 me mbështetjen e shumë institucioneve shtetërore, sektorit privat dhe universiteteve, ndërsa Anadolu është partneri global mediatik i festivalit.

“Jam mirënjohës për të gjithë ata që ecën në këtë rrugë me ne në RTQV, në Atdheun Blu dhe në Istanbul”, tha drejtori i festivalit Selçuk Bayraktar.

Festivali dallon për kategoritë e garave që përditësohen çdo vit, ndërsa këtë herë përfshinte 58 kategori kryesore dhe 137 nënkategori.

Më shumë se një milion njerëz nga 96 vende janë regjistruar për të marrë pjesë në garat e TEKNOFEST-it 2025.

Tradicionalisht, festivali mbahet në qytete të ndryshme të Türkiye në vitet çift, ndërsa në vitet tek zhvillohet në Istanbul.

Dy herë është mbajtur edhe jashtë vendit, në Azerbajxhan dhe në Republikën Turke të Qipros Veriore (RTQV).

“Atdheu Blu”, edicioni detar i TEKNOFEST-it, u zhvillua muajin e kaluar në Istanbul.

Duke përfshirë ngjarjet në RTQV dhe në Atdheun Blu, TEKNOFEST këtë vit ka mbledhur rreth 1,5 milion vizitorë.

Festivali në qytetin jugor turk Adana, në vitin 2024, u vizitua nga rreth 1,1 milion njerëz, ndërsa deri më tani në total ka tërhequr rreth 11 milion vizitorë.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë