TÜRKİYE
2 minuta leximi
Türkiye do t'i theksojë përpjekjet për kursimin e ujit me një ekspozitë në Nju Jork
Aktiviteti do t'i prezantojë projektet e mbrojtjes së ujit të Türkiyes nën patronazhin e zonjës së parë Emine Erdoğan.
Türkiye do t'i theksojë përpjekjet për kursimin e ujit me një ekspozitë në Nju Jork
Türkiye do t'i theksojë përpjekjet për kursimin e ujit me një ekspozitë në Nju Jork / AA
13 orë më parë

Türkiye do t'i paraqesë përpjekjet e saj për kursimin e ujit në Nju Jork të hënën me një ekspozitë të organizuar në kuadër të lëvizjes “Mbetje Zero”, e nisur nën patronazhin e zonjës së parë Emine Erdoğan.

Ekspozita “Zero Waste Blue – Pikë pas Pike”, e organizuar nga Ministria e Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike, do të përmbajë punime vizuale dhe audio nën sloganin “A je i vetëdijshëm blu?”.

Erdoğan, së bashku me ministrin e Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike, Murat Kurum, do ta inaugurojnë këtë aktivitet, i cili do të prezantojë për komunitetin ndërkombëtar projektet e Türkiyes për mbrojtjen e ujit.

Türkiye, e cila për shkak të vendndodhjes së saj në pellgun Mesdhetar konsiderohet natyrshëm vend me mungesë ujërash, ka modernizuar politikat e saj si përgjigje ndaj ndryshimeve klimatike. Gjatë dy dekadave të fundit, ka zbatuar mbi 10.000 projekte dhe ka investuar rreth 80 miliardë dollarë për mbrojtjen e burimeve ujore.

Ekspozita do t'i theksojë disa nga iniciativat kryesore të vendit, përfshirë: trajtimin e ujërave të ndotura dhe pastrimin e llumit në Liqenin Van, masat e rrepta të ruajtjes në Liqenin Salda, rikthimin e Liqenit Meke që ishte tharë, mbrojtjen e parkut kombëtar në Liqenin Beysehir dhe fushatat e mëdha të pastrimit detar në Gjirin e Izmitit.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë