TÜRKİYE
3 minuta leximi
"TEKNOFEST Istanbul" vazhdon me ditën e tretë të aktiviteteve
Presidenti Erdoğan do të marrë pjesë në TEKNOFEST dhe do t'u drejtohet vizitorëve në ditën e tretë të eventit.
"TEKNOFEST Istanbul" vazhdon me ditën e tretë të aktiviteteve
"TEKNOFEST Istanbul" vazhdon me ditën e tretë të aktiviteteve / AA
19 Shtator 2025

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan do të marrë pjesë në "TEKNOFEST Istanbul" i cili vazhdon me ditën e tretë të aktiviteteve të tij.

I organizuar nën udhëheqjen e Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë dhe Fondacionit të Ekipit të Teknologjisë së Türkiyes (T3) dhe me Agjencinë Anadolu (AA) si Partner Global i Komunikimit, festivali më i madh në botë i aviacionit, hapësirës dhe teknologjisë, TEKNOFEST vazhdon të mirëpresë vizitorë në aeroportin "Atatürk" të Istanbulit.

Presidenti Erdoğan do të marrë pjesë në TEKNOFEST dhe do t'u drejtohet vizitorëve në ditën e tretë të eventit.

1,1 milion konkurrentë aplikuan

"TEKNOFEST Istanbul" spikat me kategoritë e garave që mbështesin zhvillimin teknologjik në fusha kritike ndërsa në 58 kategori kryesore dhe 137 nënkategori, ekipet që kanë kaluar fazën paraprake do të përfitojnë mbështetje financiare me vlerë mbi 85 milionë lira. Ekipet fituese do të marrin gjithsej mbi 65 milionë lira shpërblime.

Në garat teknologjike të "TEKNOFEST Istanbul" kanë aplikuar më shumë se 565 mijë ekipe dhe 1.1 milion garues që duan t'i shndërrojnë ëndrrat e tyre në realitet.

Gamë e gjerë aktivitetesh, nga shfaqje ajrore e deri te koncertet

TEKNOFEST i cili ka pritur gati 11 milionë vizitorë deri më sot, do të ofrojë aktivitete për pesë ditë në Stamboll për vizitorë të të gjitha moshave, nga fëmijët e vegjël te të rriturit e rinj, familjet te entuziastët e teknologjisë.

Festivali do të përfshijë gamë të gjerë përvojash, përfshirë shfaqje ajrore, koncerte, shfaqje skenike, ekspozita, punëtori edukative, zona përvojash simulimi, një planetarium, shfaqje shkencore, Tunelin e Kohës TEKNOFEST një ekspozitë të mjeteve kombëtare detare, tokësore dhe ajrore, ngjarje panairi dhe aktivitete speciale të fluturimit të parë për nxënësit e studentët.

Në kuadër të festivalit sot në orën 19:00 në skenën e festivalit do të performojë për fansat e tij edhe artisti dhe muzikanti turk i rokut Kıraç.

"Ekipet akrobatike me avionë SOLOTÜRK dhe "Turkish Stars" do të përformojnë në qiell

"TEKNOFEST Istanbul" do të përfshijë shfaqje ajrore nga industritë e hapësirës ajrore dhe të mbrojtjes. Festivali do të përfshijë performanca nga ekipet akrobatike me avionë SOLOTÜRK dhe "Turkish Stars" si nga dhe avionët luftarakë F-16.

Në festival do të paraqiten helikopterët ATAK, Hürkuş, ANKA, Bayraktar TB2, Bayraktar TB3 dhe Bayraktar AKINCI.

Hyrja në "TEKNOFEST İstanbul" është falas ndërsa vizitorët duhet të regjistrohen në internet për të hyrë dhe dalë nga zona e eventit. Vizitorët do të jenë në gjendje të hyjnë dhe të dalin nga zona e eventit midis orës 9:00 të mëngjesit dhe 19:00 të mbrëmjes.

Përdorimi i transportit publik për të arritur në zonën e festivalit do të sigurojë qasje të shpejtë dhe të lehtë për vizitorët.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë