| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Kryediplomati turk merr pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm Türkiye-Bullgari-Rumani
Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, mori pjesë në takimin trepalësh të ministrave të Jashtëm Türkiye-Bullgari-Rumani, i mbajtur në kuadër të takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s.
Kryediplomati turk merr pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm Türkiye-Bullgari-Rumani
Kryediplomati turk merr pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm Türkiye-Bullgari-Rumani / AA
9 orë më parë

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, mori pjesë në takimin trepalësh të ministrave të Jashtëm Türkiyei-Bullgari-Rumani, i mbajtur në kuadër të takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s.

Sipas informacionit të marrë nga burimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Fidan së bashku me ministrin e Jashtëm bullgar Georg Georgiev dhe ministren e Jashtme rumune Oana Toiu, mori pjesë në takimin trepalësh të ministrave të Jashtëm Türkiye-Bullgari-Rumani, i mbajtur në kuadër të takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel.

Në takim duke iu referuar zhvillimeve të fundit, u theksua rëndësia që i jepet sigurisë së Detit të Zi nga tre vendet bregdetare të NATO-s. Më tej, u tha se vazhdimësia e flukseve të tregtisë së lirë dhe siguria e korridoreve detare dhe infrastrukturës kritike janë me rëndësi jetike në nivel global dhe rajonal.

Gjithashtu, u vu në dukje nevoja për liri lundrimi dhe pajtueshmëri me të drejtën ndërkombëtare në Detin e Zi si dhe rëndësia e zbatimit të përpiktë të Konventës së Montreux-it lidhur me ngushticat.

Në takim u shpreh vullneti për të vepruar në solidaritet dhe për të siguruar që Deti i Zi të mbetet një det paqeje, stabiliteti dhe bashkëpunimi.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë