| Albanian
LINDJA E MESME
1 minuta leximi
Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë mbërrin në brigjet izraelite
Raportet thonë se mbërritjet janë pjesë e një forcimi ushtarak amerikan në rajon, për shkak të mundësisë së një sulmi ushtarak kundër Iranit.
Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë mbërrin në brigjet izraelite
Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë mbërrin në brigjet izraelite / AA
14 orë më parë

Aeroplanmbajtësja amerikane USS Gerald R. Ford, më e madhja në botë, mbërriti sot në brigjet e Izraelit, sipas medias izraelite “Channel 12”.

Ushtria amerikane nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar.

Thuhet se mbërritja e aeroplanmbajtëses erdhi pasi 20 avionë amerikanë të furnizimit me karburant zbarkuan në Izrael të enjten në mbrëmje.

Autoriteti Izraelit i Transmetimeve raportoi më parë mbërritjen e katër avionëve amerikanë të furnizimit me karburant KC-46A Pegasus në aeroportin “Ben Gurion” pranë Tel Avivit.

Raportet thonë se mbërritjet janë pjesë e një forcimi ushtarak amerikan në rajon, për shkak të mundësisë së një sulmi ushtarak kundër Iranit.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë