| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Media izraelite: Trump mund të shpallë armëpushim me Iranin deri të shtunën
Transmetuesi publik KAN, duke cituar një burim izraelit të informuar, tha se Tel Avivi është i shqetësuar se Uashingtoni mund të ndalojë përkohësisht luftimet për të hapur rrugën për negociata me Teheranin.
Media izraelite: Trump mund të shpallë armëpushim me Iranin deri të shtunën
Media izraelite: Trump mund të shpallë armëpushim me Iranin deri të shtunën / AA
2 orë më parë

Zyrtarë izraelitë vlerësojnë se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mund të shpallë një armëpushim me Iranin deri të shtunën, raportoi sot media izraelite.

Transmetuesi publik KAN, duke cituar një burim izraelit të informuar, tha se Tel Avivi është i shqetësuar se Washingtoni mund të ndalojë përkohësisht luftimet për të hapur rrugën për negociata me Teheranin.

Trump mund ta ndalojë përkohësisht luftën nëse iranianët paraqesin një “lëshim të konsiderueshëm”, ka thënë burimi, duke theksuar se Izraeli druhet se një ndërprerje e luftimeve mund të vijë në një fazë kritike të konfliktit.

KAN shtoi se koordinimi mes Izraelit dhe ShBA-së mbetet “produktiv”, ndërsa pritet që kreu i Komandës Qendrore të ShBA-së të vizitojë Izraelin së shpejti për të vazhduar konsultimet.