| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Shqiptarët në Bursa organizojnë iftar masiv
Në iftarin e vitit kaluar morën pjesë 1.000 persona, ndërsa këtë vit në sofrën e shtuar nga të rinjtë e lagjeve morën pjesë 2.000 persona.
00:00
Shqiptarët në Bursa organizojnë iftar masiv
Shqiptarët në Bursa organizojnë iftar masiv / TRT Balkan

Banorët me prejardhje shqiptare të lagjeve Zafer dhe Namık Kemal në rrethin Osmangazi të qytetit turk Bursa kanë organizuar një iftar masiv me pjesëmarrjen 2.000 personave, i cili tashmë është shndërruar në traditë. 

Në organizimin e bërë nga të rinjtë e lagjeve të lartpërmendura, ashtu si vitin e kaluar edhe këtë vit është organizuar një iftar.

Në iftarin e vitit kaluar morën pjesë 1.000 persona, ndërsa këtë vit në sofrën e shtuar nga të rinjtë e lagjeve morën pjesë 2.000 persona. Të rinjtë, të cilët kursyen paratë, gjithashtu me mbështetjen e bamirësve arritën një marrëveshje me një kompani ushqimore. 

Sofra u shtua në Rrugën "Namık Kemal", ndërsa morën pjesë banorët e këtyre lagjeve.

Lagjja Zafer njihet me banorët e saj me prejardhje nga vendet e Ballkanit, kryesisht shqiptarë.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë