| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Turkish Airlines mohon raportimet për anulim të fluturimeve drejt Iranit
“Pretendimet për anulime fluturimesh drejt Iranit nuk janë të vërteta. Nuk kemi asnjë anulim dhe fluturimet gjatë ditës po vazhdojnë sipas planit”, tha Ustun.
Turkish Airlines mohon raportimet për anulim të fluturimeve drejt Iranit
Turkish Airlines mohon raportimet për anulim të fluturimeve drejt Iranit / AA
2 orë më parë

Turkish Airlines ka mohuar pretendimet se ka anuluar fluturimet nga Türkiye drejt Iranit, duke deklaruar se operimet drejt Teheranit po vazhdojnë sipas planit.

“Pretendimet që qarkullojnë në rrjetet sociale lidhur me anulime fluturimesh për Iranin nuk pasqyrojnë të vërtetën. Ne nuk kemi asnjë anulim fluturimi. Fluturimet tona që operojnë gjatë kushteve të ditës po vazhdojnë sipas planit”, tha Yahya Ustun, zv/presidenti i lartë për komunikim i Turkish Airlines, në rrjetin social amerikan X.

Në javët e fundit, ShBA-ja e ka forcuar praninë e saj ushtarake në Gjirin Persik dhe ka sinjalizuar mundësinë e veprimit ushtarak për të ushtruar presion mbi Iranin që të heq dorë nga programet bërthamore dhe raketore, si dhe t’i kufizojë “aleatët e tij rajonal”.

Teherani ka akuzuar Uashingtonin dhe Izraelin për fabrikimin e preteksteve për ndërhyrje dhe ndryshim regjimi, duke paralajmëruar se do t’i përgjigjet çdo sulmi ushtarak, edhe nëse është i kufizuar, teksa këmbëngul se heqja e sanksioneve duhet të shoqërojë çdo kufizim të programit të tij bërthamor.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë