| Albanian
TÜRKİYE
2 minuta leximi
Türkiye i reagon BeH-së për shfaqjen teatrale në Sarajevë që lidhet me organizatë terroriste FETO
Në reagimin e ambasadës së Türkiyes në Sarajevë theksohet se në funksion të marrëdhënieve të mira mes dy vendeve, “propaganda në mbështetje të organizatës terroriste FETÖ kundër Türkiyes dhe kreut të shtetit të saj konsiderohet e papranueshme”.
00:00
Türkiye i reagon BeH-së për shfaqjen teatrale në Sarajevë që lidhet me organizatë terroriste FETO
Türkiye i reagon BeH-së për shfaqjen teatrale në Sarajevë që lidhet me organizatë terroriste FETO / User Upload
 

Ambasada e Republikës së Türkiyes në Sarajevë ka reagur ndaj paralajmërimeve se në Teatrin Kombëtar të Sarajevës më 14 prill do të zhvillohet një shfaqje e cila sipas tyre lidhet me propagandën e organizatës terroriste FETO kundër shtetit turk dhe kreut të saj.

Faqja e internetit të Teatrit Kombëtar të Sarajevës (https://nps.ba/), siç thuhet në reagimin e ambasadës drejtuar Ministrisë së Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, tregon se një shfaqje me titull "Gjashtë kundër Türkiyes" do të zhvillohet më 14 prill 2025 në kuadër të festivalit të quajtur "Teatri Rajonal".

“Fotografitë e bashkangjitura në faqen e internetit tregojnë se janë përdorur maska ​​me fotografi të Presidentit të Türkiyes dhe të liderit të Organizatës Terroriste Fetullah Gülen, duke treguar se kjo shfaqje lidhet me propagandën e FETÖ-s kundër Türkiyes dhe kreut të shtetit të saj”, thonë nga ambasada.

Më pas, në reagimin e ambasadës theksohet se në kuadër të marrëdhënieve të mira mes dy vendeve, “propaganda në mbështetje të organizatës terroriste FETO kundër Türkiyes dhe kreut të shtetit të saj konsiderohet e papranueshme”.

Ambasada i kërkon Ministrisë së nderuar që ta përcjellë çështjen e sipërpërmendur tek autoritetet përkatëse.

Ambasada e Republikës së Türkiyes mes tjerasht tha se përfiton nga ky rast për t'i ripërtërirë Ministrisë së Bosnjë e Hercegovinës sigurinë për konsideratat më të larta.

BURIMI:TRT Balkan