| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Shefi i NATO-s përsëriti thirrjen për investime më të mëdha në mbrojtje
“Pres që nesër ose pas nesër të kemi qartësi për atë që mund të ofrojmë kolektivisht”, tha Mark Rutte lidhur me garancitë e sigurisë për Ukrainën.
Shefi i NATO-s përsëriti thirrjen për investime më të mëdha në mbrojtje
Shefi i NATO-s përsëriti thirrjen për investime më të mëdha në mbrojtje / AP
3 Shtator 2025

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s të mërkurën e ka përshkruar Rusinë si kërcënimin më të madh dhe direkt për sigurinë euroatlantike, duke përsëritur se aleatët duhet të investojnë më shumë në mbrojtje dhe të zgjerojnë prodhimin industrial të armëve.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin estonez Alar Karis në Bruksel, Mark Rutte tha se Rusia mbetet “kërcënimi më i madh dhe direkt” për sigurinë euroatlantike.

“Prandaj duhet të qëndrojmë vigjilentë, të investojmë më shumë në mbrojtje, të zgjerrojmë prodhimin industrial të armëve nga të dyja anët e Atlantikut dhe të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën”, theksoi ai.

Rutte nënvizoi rëndësinë e takimit të nesërm të “Koalicionit të Vullnetarëve” në Paris, ku Ukraina dhe aleatët do të diskutojnë mbi garancitë e sigurisë, duke kujtuar deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump muajin e kaluar që ai dëshiron të bëhet pjesë e garancive për sigurinë e Kievit.

“Pres që nesër ose pas nesër të kemi qartësi për atë që mund të ofrojmë kolektivisht”, shtoi ai.

Shefi i NATO-s tha se kjo do të thotë që aleatët mund të bashkëpunojnë edhe më intensivisht, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të parë se çfarë duan të ofrojnë në kuadër të pjesëmarrjes amerikane në garancitë e sigurisë dhe si do të duket kjo, në mënyrë që aleanca të ketë qartësi kolektive.

Nga ana tjetër, Karis ripërsëriti angazhimin e Estonisë për të vazhduar mbështetjen e Ukrainës në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO.

Ai tha se kjo është e vetmja mënyrë, pasi do të ishte “garancia më e mirë” për të ardhmen paqësore të Ukrainës, por edhe sepse “Ukraina do ta bëjë NATO-n shumë më të fortë.”

Presidenti estonez shtoi se anëtarësimi i Ukrainës në NATO gjithashtu do ta bënte Evropën më të sigurt.


Eksploro
Në dy javë luftë sulmet iraniane shkaktuan katër miliardë dollarë humbje për ushtrinë amerikane
ShBA-ja dislokon mbi 160 avionë cisternë për operacionet ajrore në Lindjen e Mesme
Shefi i OKB-së: Populli libanez nuk e zgjodhi luftën, por u tërhoq në të
Italia për sulmin ndaj bazës në Erbil: Ishte i qëllimshëm, pa dëme në kontingjent
Katër anëtarë të ekuipazhit amerikan vdesin pas rrëzimit të avionit furnizues në Irak
Merzi i Gjermanisë kritikon Trumpin për lehtësimin e sanksioneve ndaj naftës ruse
Irani: BRICS-i duhet të luajë rol në ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe global
NATO: Aleanca gati të mbrohet nga çdo kërcënim
Izraeli sulmon kryeqytetin iranian gjatë marshimit të Ditës së Kudsit
Protestuesit në Madrid formojnë zinxhir njerëzor për të kundërshtuar luftën në Lindjen e Mesme
Sulm me dron në Erbil të Irakut: Një i vrarë, shtatë ushtarë francezë të plagosur
Ushtria izraelite njofton valë sulmesh ajrore në Teheran
Meta çaktivizon 150 mijë llogari në operacionin kundër rrjeteve mashtruese në Azinë Juglindore
OKB-ja: Mbi 4,1 milionë të zhvendosur në Lindjen e Mesme që nga fillimi i përshkallëzimit ushtarak
Ushtria izraelite nis sulme të reja në Bejrut
UNHCR-ja: Intensifikimi i konfliktit ka zhvendosur përkohësisht deri në 3,2 milionë njerëz në Iran
Rusia akuzon Ukrainën për sulm mbi stacionin e "TurkStream", furnizues me gaz i Türkiyes dhe Evropës
Vriten 7 persona në Liban si pasojë e sulmeve të reja izraelite
Dronët shënjestrojnë Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit, duke shkaktuar dëme materiale
Irani: Sulmi që vrau 168 nxënëse të shkollës fillore në Minab, krim lufte “i pafalshëm”