| Albanian
SOCIALE
2 minuta leximi
OBSh-ja: Një në gjashtë persona në botë përballet me infertilitetin
Agjencia e shëndetit publik ka publikuar 40 rekomandime mbi qasjen, parandalimin dhe trajtimin.
OBSh-ja: Një në gjashtë persona në botë përballet me infertilitetin
OBSh-ja: Një në gjashtë persona në botë përballet me infertilitetin / Reuters
28 Nëntor 2025

Infertiliteti prek një në gjashtë persona të moshës riprodhuese në mbarë botën, tha sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh), teksa publikoi një udhëzues të ri global që përmban rekomandime për përmirësimin e aksesit në parandalim, diagnozë dhe trajtim.

OBSh-ja tha se qasja në kujdesin për fertilitetin mbetet “jashtëzakonisht e kufizuar” pavarësisht përmasës së problemit. Në shumë vende, testet dhe trajtimet paguhen kryesisht nga vetë pacientët, duke i lënë ata me barrë të madhe financiare.

Në disa vende, një cikël i vetëm i fertilizimit in vitro (IVF) mund të kushtojë “dyfishin e të ardhurave mesatare vjetore të një familjeje”.

“Infertiliteti është një nga sfidat më të anashkaluara të shëndetit publik të kohës sonë dhe një çështje madhore barazie në nivel global”, ka thënë Drejtori i Përgjithshëm i OBSh-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Miliona njerëz e përballojnë këtë udhëtim të vetëm, të përjashtuar nga kujdesi për shkak të kostos, të shtyrë drejt trajtimeve më të lira por të paprovuara, ose të detyruar të zgjedhin mes shpresës për të pasur fëmijë dhe sigurisë së tyre financiare”, ka deklaruar ai.

Udhëzuesi, i pari i OBSh-së për infertilitetin, përmban 40 rekomandime që mbulojnë rrugët klinike për diagnostikimin e shkaqeve të zakonshme të infertilitetit dhe udhëzime se si mund të përparojë trajtimin nga këshillimi dhe këshillat për kohëzgjatjen e marrëdhënieve, deri te procedurat si inseminimi intrauterin apo IVF.

Agjencia e shëndetësisë tha se infertiliteti mund të shkaktojë stigmatizim të madh, shqetësim emocional dhe vështirësi financiare. Ajo bëri thirrje për më shumë investime në parandalim, përfshirë informacione rreth fertilitetit, faktorëve të lidhur me moshën dhe infeksioneve seksualisht të transmetueshme të patrajtuara.

Për personat që planifikojnë ose përpiqen të mbeten shtatzënë rekomandohen masa të stilit të jetesës, si dieta e shëndetshme, aktiviteti fizik dhe ndërprerja e përdorimit të duhanit.

Udhëzuesi theksoi gjithashtu nevojën për mbështetje psikosociale.

“Parandalimi dhe trajtimi i infertilitetit duhet të mbështeten në barazi gjinore dhe të drejta riprodhuese”, ka thënë Pascale Allotey, drejtoresha e departamentit të OBSh-së për shëndetin seksual, riprodhues, maternal, të fëmijës dhe adoleshentëve dhe plakjen.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Kina regjistron shkallën më të ulët të lindjeve që nga viti 1949
Shkelje masive e të dhënave në Instagram, ekspozohen informacionet e mbi 17 milionë përdoruesve
Studiuesit paralajmërojnë se mikroplastikat po dobësojnë rolin e oqeaneve në thithjen e karbonit
Shkencëtarët regjistrojnë një rast të rrallë adoptimi të këlyshit të ariut polar në Kanadanë veriore
RMV, për herë të parë kryhet operacion në rast deformim kongjenital, me pjesëmarrjen e mjekut turk
OKB-ja: 7 në 10 gra, mbrojtëse të të drejtave, aktiviste dhe gazetare përballen me dhunë digjitale
Personat me aftësi të kufizuara në Hakkari tejkalojnë pengesat përmes krijimtarisë
UNDP-ja: Inteligjenca artificiale mund ta përshpejtojë pabarazinë globale
Studim: Pyjet e Afrikës tani janë burim karboni neto
Roveri i NASA-s kap prova të paprecedenta të rrufeve në planetin Mars
OBSh-ja: Tuberkulozi vret 1,2 milion njerëz çdo vit, rënia e fondeve rrezikon rritjen e viktimave
Zbulohet një superTokë e re shkëmbore potencialisht e banueshme
Formuesit e baltës: Trashëgimia e gjallë e qeramikës së Iznikut
Pse heqja dorë nga rrjetet sociale mund të jetë çelësi i lumturisë?
Pronarët e kafenesë në Londër nën presion, refuzojnë të heshtin në lidhje me Gazën
Bota shënon Ditën Ndërkombëtare të Kafes
Fosil 200-milionëvjeçar nga periudha Jurasike i zbuluar në veriperëndim të Indisë
Ekspozita e dytë e "Istanbul Photo Awards 2025" hapet në Istanbul
Dehidratimi në vapë ekstreme rrit rrezikun e gurëve në veshka
Prishtinë, fillon festivali treditor i artit të grafitit në mur