| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim nga KQZ-ja për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Në zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ-ja gjithashtu nuk e kishte certifikuar subjektin politik serb, por PZAP-ja kishte urdhëruar certifikimin e tij.
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim nga KQZ-ja për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim nga KQZ-ja për zgjedhjet e 28 dhjetorit / AA
3 orë më parë

Lista Serbe ka dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për moscertifikimin e saj për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, e ka cilësuar si vendim politik veprimin e KQZ-së, duke theksuar se, sipas tij, “regjimi i Albin Kurtit po synon të pengojë pjesëmarrjen e Listës Serbe dhe t’ua mohojë serbëve të drejtën për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre”.

Elek ka deklaruar se vendimi është “i paligjshëm dhe antidemokratik”.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ-ja gjithashtu nuk e kishte certifikuar subjektin politik serb, por PZAP-i kishte urdhëruar certifikimin e tij.

Pas ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjykatën Supreme, Lista Serbe megjithatë kishte marrë pjesë në zgjedhje.

Ankesa e dorëzuar në PZAP pritet të shqyrtohet në afatet e përcaktuara ligjore.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë