| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Belgjika: Konfiskimi i drejtpërdrejtë i aseteve ruse do të ishte “akt lufte” me pasoja për Evropën
“Nuk mundesh thjesht t’ia marrësh dikujt paratë… Evropa nuk është në luftë me Rusinë”, thotë Bart De Wever
Belgjika: Konfiskimi i drejtpërdrejtë i aseteve ruse do të ishte “akt lufte” me pasoja për Evropën
Belgjika: Konfiskimi i drejtpërdrejtë i aseteve ruse do të ishte “akt lufte” me pasoja për Evropën / AA
22 Janar 2026

Kryeministri belg Bart De Wever paralajmëroi të enjten se konfiskimi i drejtpërdrejtë i aseteve ruse do të përbënte një akt lufte dhe do të kishte pasoja serioze për sistemin financiar evropian.

Duke folur në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, gjatë “Mëngjesit Ukrainas 2026”, De Wever theksoi se Evropa nuk është në luftë me Rusinë dhe se sekuestrimi i njëanshëm i aseteve do të ishte i paprecedent.

“Nuk mundesh thjesht t’ia marrësh dikujt paratë. Ne nuk jemi në luftë me Rusinë. Evropa nuk është në luftë me Rusinë. Nuk mund thjesht të konfiskosh para. Ky është një akt lufte. Nuk duhet nënvlerësuar, nuk ka ndodhur kurrë në histori”, tha De Wever.

Ai nënvizoi se Evropa ka zgjedhur të imobilizojë asetet e Bankës Qendrore të Rusisë, shumica e të cilave mbahen në Belgjikë përmes Euroclear, për një periudhë të pacaktuar.

“Paratë e imobilizuara, madje edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, nuk janë konfiskuar kurrë. Kjo do të ishte hera e parë në histori që ndodh diçka e tillë dhe do të kishte pasoja të rënda për Evropën, për besimin dhe sigurinë në sistemin financiar të eurozonës”, shtoi ai.

De Wever vuri në dukje kompleksitetin e vendimmarrjes evropiane, duke paralajmëruar se konfiskimi i plotë i aseteve ruse mund të kthehej kundër Evropës nëse më vonë vendoset heqja e sanksioneve, duke e detyruar BE-në të rimbursojë fondet e sekuestruara.

Megjithatë, ai pranoi përgjegjësinë e Evropës për financimin e Ukrainës, duke theksuar se blloku ka angazhuar 90 miliardë euro për këtë vit dhe vitin e ardhshëm.

“Financimi i Ukrainës është i garantuar dhe asetet do të mbeten të imobilizuara deri në fund të luftës, që do të thotë se, siç ka ndodhur gjithmonë në histori, kur të ketë një marrëveshje paqeje, asetet do të jenë pjesë e negociatave. Dhe dua të jem shumë i qartë: në atë moment… çdo cent i atyre parave do të përdoret për shlyerje dhe rindërtimin e Ukrainës”, tha ai.

“Do të isha shumë i trishtuar të shihja një euro që kthehet në Moskë, por duhet të respektojmë të drejtën ndërkombëtare. Kjo do të ndodhë në atë moment dhe deri atëherë Evropa do të financojë luftën në Ukrainë ashtu siç duhet”, shtoi De Wever.

Rreth 210 miliardë euro asete ruse mbeten të ngrira brenda Bashkimit Evropian.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
UNICEF-i: Të paktën 20 fëmijë sudanezë u vranë në janar
Fishkëllima ndaj delegacioneve të ShBA-së dhe Izraelit në ceremoninë hapëse të lojrave olimpike
Mamdani kufizon me urdhër ekzekutiv qasjen e agjentëve të imigracionit në pronën e Nju Jorkut
Arrestohet oficeri i Forcave Ajrore greke, pranon se ka spiunuar për Kinën
Franca thotë se një operacion rus synoi ta lidhë Macronin me çështjen Epstein
Kryediplomati i Omanit zhvillon bisedime të ndara me përfaqësuesit iranianë dhe amerikanë
Pakistan, të paktën 31 të vrarë nga shpërthimi në kryeqytetin Islamabad
Kryeministri Carney: Türkiye është një “partner jetik” për Kanadanë
Hillary Clinton kërkon seancë dëgjimore publike përpara dëshmisë në hetimin mbi Epsteinin
Si një makinë e kuqe nga Azerbajxhani u bë simbol i solidaritetit turk pas tërmetit të vitit 2023?
Panairi i Librit në Damask rikthehet nën Presidentin al Sharaa: “Një fillim i ri me vlerë”
Izraeli godet Libanin mes shkeljeve të armëpushimit
BE-ja i bën thirrje ShBA-së t’i rikthejë fondet e ndihmës humanitare të USAID-it
Përdoruesit e inteligjencës artificiale arrijnë në 602 milionë në Kinë
I dërguari amerikan Witkoff: Rusia dhe Ukraina ranë dakord të shkëmbejnë 314 të burgosur lufte
Ministri i Jashtëm francez mbërrin në Damask në ndalesën e parë të turneut rajonal
Trump: Të shtënat fatale ndaj protestuesve në Minneapolis nuk justifikohen
Presidentja e përkohshme e Venezuelës bën thirrje për dialog me ShBA-në
Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë shkurton shërbimet, shkak mungesa e fondeve
Australia shmang thirrjet për arrestimin e presidentit izraelit gjatë vizitës