4 orë më parë
Tre persona humbën jetën në Suedi pasi pemë ranë mbi ta, ndërsa më shumë se 15.000 familje mbetën pa energji elektrike të hënën në mëngjes, edhe pse stuhia kishte filluar të dobësohej, raportoi transmetuesi publik SVT.
Në Finlandën jugperëndimore dhe perëndimore, situata ishte e ngjashme, me mbi 33.000 konsumatorë ende pa energji elektrike, sipas transmetuesit Yle.
Sipas Shoqatave të Menaxhimit Pyjor në rajonet Ostrobothnia Jugore dhe Qendrore, dëmet e shkaktuara nga stuhia pritet ta arrijnë vlerën e qindra mijëra eurove.
Në Norvegji, reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar mbyllje rrugësh dhe vonesa në veriun e largët të vendit, ndërsa në rajonet jugore pritet që disa kalime malore të mbeten të mbyllura gjatë gjithë ditës.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë






















