| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Rama mbi procesin e negociatave: Punojmë intensivisht çdo ditë me KE-në, jemi në rrugën e duhur
Kryeministri Rama po merr pjesë në Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel.
Rama mbi procesin e negociatave: Punojmë intensivisht çdo ditë me KE-në, jemi në rrugën e duhur
Rama mbi procesin e negociatave: Punojmë intensivisht çdo ditë me KE-në, jemi në rrugën e duhur / TRT Balkan AL
 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në lidhje me procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) ka deklaruar se po punojnë intensivisht çdo ditë me Komisionin Evropian (KE) dhe sipas tij janë në rrugën e duhur. 

Kryeministri Rama po merr pjesë në Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel.

Duke folur për mediat në prag të samitit, Rama tha se ky samit mbahet në një moment kulmor të vitit për të gjitha vendet kandidate dhe sipas tij ka rëndësinë e vet për shtetet anëtare, "sepse është një moment për një bisedë të hapur dhe shumë konstruktive".

"Për ne është jashtëzakonisht e rëndësishme të jemi të pranishëm në këtë ngjarje vjetore. Në këtë samit besoj se ka një arsye shumë të fortë për të nxitur një integrim më të thellë. Mbetem i bindur se Bashkimi Evropian duhet të gjejë guximin për të ndërmarrë një hap të guximshëm përpara, duke i mbledhur të gjitha vendet kandidate rreth një tryeze, pa ndryshuar procesin e bazuar në meritat e secilit vend, por duke dhënë një sinjal shumë të fortë, si për opinionin tonë të brendshëm, ashtu edhe për botën", tha Rama.

I pyetur se sa kapituj në negociatat për anëtarësim planifikon t'i mbyllë Shqipëria deri në fund të këtij viti, Rama tha: "Ne punojmë intensivisht çdo ditë me Komisionin(Evropian). Jemi në rrugën e duhur, sipas planifikimit. Për disa aspekte, jemi ende në pritje të 'dritës jeshile' nga Komisioni, sepse, siç e dinë të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë proces".

Duke theksuar se ajo që po bën Shqipëria kundër korrupsionit është e paprecedentë në rajon, Rama theksoi se për këtë arsye, Shqipëria duhet të konsiderohet si një vend kandidat shumë serioz.

i pyetur rreth propozimit franko-gjerman mbi zgjerimin dhe reformat e BE-së, Rama theksoi: "Besoj se ai apo ide të tjera kërkojnë një kornizë më të gjerë, pikërisht atë për të cilën kam avokuar prej kohësh. E gjithë Evropa, Bashkimi Evropian dhe vendet kandidate të mbledhur së bashku rreth një tryeze."

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë