| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Trump: ShBA-ja ka fonde të mjaftueshme për të vazhduar luftën kundër Iranit deri në fund të janarit
Presidenti amerikan Trump tha se Washingtoni ka fonde të mjaftueshme për të vazhduar luftën kundër Iranit deri në fund të janarit, duke shtuar se ajo mund të përfundojë sa herë që ai dëshiron.
Trump: ShBA-ja ka fonde të mjaftueshme për të vazhduar luftën kundër Iranit deri në fund të janarit
Trump: ShBA-ja ka fonde të mjaftueshme për të vazhduar luftën kundër Iranit deri në fund të janarit / AFP (Wire)
 

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump ka deklaruar se Uashingtoni ka fonde të mjaftueshme për të vazhduar luftën kundër Iranit deri në fund të janarit, duke shtuar se ajo mund të përfundojë sa herë që ai dëshiron.

Në një intervistë për "New York Post" të botuar të martën, Trumpi kritikoi demokratët e Kongresit, duke paralajmëruar se përpjekjet e tyre të mundshme për të kufizuar luftën mund ta kthejnë atë që ai e përshkroi si një fitore të ShBA-së në një humbje.

"Ata do të marrin fitore totale dhe do ta bëjnë atë një humbje", tha Trump duke pretenduar se flota, forcat ajrore dhe aftësitë e mbrojtjes ajrore të Iranit janë shkatërruar dhe lidershipi i tij është eliminuar.

I pyetur nëse opsionet e tij ushtarake mund të bëhen më të kufizuara kur demokratët të fitojnë kontrollin e Kongresit në janar, Trumpi tha se administrata e tij është e përgatitur financiarisht për të vazhduar operacionet deri atëherë.

"Deri në fund të janarit, pothuajse, e dini, ne jemi të financuar", i tha ai gazetës. Trumpi pohoi se Uashingtoni mund t'i japë fund konfliktit në çdo kohë, duke thënë se "Ne mund ta përfundojmë atë luftë kurdo që të duam".

Presidenti amerikan trajtoi mundësinë e ndryshimit të regjimit në Iran, duke thënë pavarësisht se kjo ishte "ndoshta e realizueshme", kjo nuk ka qenë objektivi i tij kryesor.

"Unë thjesht nuk dua që ata të kenë armë bërthamore. Unë kurrë nuk kam qenë pro ose kundër ndryshimit të regjimit, ky nuk ka qenë kurrë një kriter për mua", tha ai.