Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në bashkëpunim me misionin e NATO-s në Kosovë (KFOR) dhe Policinë e Kosovës, kanë zhvilluar një trajnim të përbashkët për kontrollin e turmave dhe trazirave, të titulluar “Shpata e Artë”.
Sipas njoftimit të EULEX-it, trajnimi është zhvilluar gjatë javës së kaluar në Kampin Vrella, me qëllim të forcimit të menaxhimit të rendit publik, ndërveprueshmërisë dhe gatishmërisë për reagim ndërmjet tri institucioneve të sigurisë.
TË REKOMANDUARA
EULEX-i thekson se aktiviteti është realizuar në kuadër të mekanizmit me tre nivele të reaguesve të sigurisë në Kosovë, me synimin për të kontribuuar në stabilitetin, sigurinë dhe mbrojtjen e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë















