| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Komisionerja Kos: Mali i Zi dhe Shqipëria ndër vendet kryesuese në rrugën drejt anëtarësimit në BE
"Me Malin e Zi dhe Shqipërinë ndër vendet kryesuese në rrugën drejt anëtarësimit në BE, po zbatojmë vizionin e përcaktuar 23 vjet më parë në Selanik", tha Kos.
Komisionerja Kos: Mali i Zi dhe Shqipëria ndër vendet kryesuese në rrugën drejt anëtarësimit në BE
Komisionerja Kos: Mali i Zi dhe Shqipëria ndër vendet kryesuese në rrugën drejt anëtarësimit në BE / Others
 

Komisionerja e Bashkimit Evropian (BE) për Zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar se Mali i Zi dhe Shqipëria janë ndër vendet që po avancojnë më së shumti në rrugën drejt anëtarësimit në bllokun evropian.

Në një postim në X, pas takimit të sotëm të grupit "Miqtë e Ballkanit Perëndimor", të mbajtur në Athinë me mikpritjen e ministrit grek të Punëve të Jashtme, Giorgos Gerapetritis, Kos tha se po zbatohet vizioni i përcaktuar 23 vjet më parë në Samitin e Selanikut.

Ajo theksoi se në këtë fazë vëmendja duhet të përqendrohet në avancimin e procesit të integrimit për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

"Me Malin e Zi dhe Shqipërinë ndër vendet kryesuese në rrugën drejt anëtarësimit në BE, po zbatojmë vizionin e përcaktuar 23 vjet më parë në Selanik", shkroi Kos.

Ajo vlerësoi përparimin e Malit të Zi, i cili sipas saj, mund t'i përfundojë negociatat e anëtarësimit deri në fund të këtij viti, duke e cilësuar këtë si një sinjal të rëndësishëm dhe burim motivimi për të gjithë rajonin.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë