Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, diskutoi zhvillimet e fundit rajonale me homologët e tij nga Egjipti dhe Arabia Saudite, si dhe kryeministrin e Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut (KRG), në telefonata të veçanta, njoftuan të hënën burimet diplomatike.
Sipas burimeve të Ministrisë së Jashtme turke, Fidan bisedoi me kryediplomatin e Egjiptit, Badr Abdelatty, ministrin e Jashtëm saudit, Faisal bin Farhan dhe kryeministrin e KRG-së, Masrour Barzani.
TË REKOMANDUARA
Diskutimet u fokusuan në zhvillimet e fundit në rajon, shtuan burimet.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë















