| Albanian
BIZNES & TEKNOLOGJI
1 minuta leximi
Bitcoin bie drejt pragut të 60 mijë dollarëve mes tërheqjeve të vazhdueshme nga fondet ETF-së
Kriptomonedha kryesore ra me 1.95 për qind gjatë 24 orëve të fundit duke u tregtuar me 60.358 dollarë.
Bitcoin bie drejt pragut të 60 mijë dollarëve mes tërheqjeve të vazhdueshme nga fondet ETF-së
Bitcoin bie drejt pragut të 60 mijë dollarëve mes tërheqjeve të vazhdueshme nga fondet ETF-së / Reuters (Wire)
 

Bitcoin ka rënë sot drejt pragut të 60 mijë dollarëve, i rënduar nga rrjedhjet e vazhdueshme të kapitalit nga fondet e tregtuara në bursë (ETF) të aseteve fizike (spot) dhe dobësia në tregun e gjerë të kriptomonedhave.

Kriptomonedha kryesore ra me 1.95 për qind gjatë 24 orëve të fundit duke u tregtuar me 60.358 dollarë, duke ndjekur një rënie prej 1 për qind në tregun e përgjithshëm të aseteve dixhitale. Ky token ka humbur 30.5 për qind të vlerës së tij gjatë vitit të kaluar.

Vlera e tregut global të kriptomonedhës u ul me 1.05 për qind në 2.08 trilionë dollarë ndërsa tokeni i dytë më i madh, Ethereum, gjithashtu shënoi rënie me 0,17 për qind në bazë 24-orëshe duke u tregtuar rreth 1.698 dollarë.

Kërkesa institucionale është ftohur këtë muaj, ku ETF-të e Bitcoin në tregun spot kanë regjistruar dalje neto prej 4,14 miliardë dollarësh, duke ndikuar në negativisht në ndjeshmërinë e tregut.

Analistët e tregut vunë në dukje se ndonëse asnjë zhvillim i vetëm i ri nuk e shkaktoi rënien e sotme, tërheqjet e vazhdueshme të fondeve dhe kujdesi më i gjerë i tregut vazhdojnë ta mbajnë kriptomonedhën nën presion.