Zv/ministri i Punëve të Jashtme dhe i Diasporës i Kosovës, Kreshnik Ahmeti, ka zhvilluar konsultime politike në Ankara me zv/ministrin e Punëve të Jashtme të Türkiyes, Mehmet Kemal Bozay.
Lajmin e ka bërë të ditur Ahmeti përmes një postimi në X, ku ka theksuar se gjatë takimit është rikonfirmuar marrëdhënia e shkëlqyer ndërmjet Kosovës dhe Türkiyes.
TË REKOMANDUARA
Sipas tij, në takim është diskutuar për mënyrat e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit midis Kosovës dhe Türkiyes si dhe janë shkëmbyer mendime mbi zhvillimet e fundit rajonale dhe ndërkombëtare.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë















