Gjatë vizitës së tij në Kroaci, kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi është takuar edhe me presidentin kroat, Zoran Millanoviq.
"Gjatë vizitës sime zyrtare në Zagreb, u takova me Presidentin e Kroacisë, Shkëlqesinë e Tij Zoran Millanoviq, për të diskutuar mbi marrëdhëniet tona të forta dypalëshe, partneritetin strategjik, bashkëpunimin në kuadër të NATO-s, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE.
Rikonfirmuam përkushtimin tonë për forcimin e bashkëpunimit dhe miqësisë midis dy vendeve tona. Mirënjohës për pritjen e ngrohtë dhe shkëmbimin konstruktiv", shkroi Gashi në X.
Më herët kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, u takua me kryetarin e Parlamentit të Kroacisë, Gordan Jandrokoviq.















