| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Mickoski: Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill të vitit 2028
Mickoski i bëri këto komente pas një aktiviteti, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse fushata e paralajmëruar e partisë së tij, VMRO-DPMNE, është përgatitje për zgjedhje të parakohshme.
Mickoski: Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill të vitit 2028
Kryeministri maqedonas Mickoski: Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill të vitit 2028 / TRT Balkan AL
 

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill të vitit 2028. 

Mickoski i bëri këto komente pas një aktiviteti, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse fushata e paralajmëruar e partisë së tij, VMRO-DPMNE, është përgatitje për zgjedhje të parakohshme.

"Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë në prill të vitit 2028", tha ai.

"Diku në fund të dhjetorit 2027 ne kemi zgjedhjen e qeverisë teknike, kështu që do të thosha se mandati im si kryeministër zgjat edhe pak më shumë se një vit e një muaj", shtoi Mickoski.

Mickoski shtoi se qëllimi i vizitave në terren është të përcaktohet se çfarë mungon dhe në cilat fusha mund të përmirësohen politikat qeveritare.

Zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoninë e Veriut u mbajtën më 8 maj 2024.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë